Aktualitet 4 Tetor 2018, 14:31

4 të arrestuarit japin llogari tek Krimet e Rënda për 3.4 milionë eurot në Toyota Yaris

Shkruar nga Pamfleti
4 të arrestuarit japin llogari tek Krimet e Rënda për 3.4

4 personat e arrestuar për sasinë rekord të parave të të fshehura në dy mjete Toyota Yaris në qershor të këtij viti në portin e Durrësit janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Edi Lika, djali i tij Klevi Lika si dhe shoferi Agim Çeka e Alban Mollaymeri mësohhet se janë shprehur para prokurorit se nuk kishin dijeni për për 3.4 milionë eurot e fshehura.

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar si porositësit e dy mjeteve Yaris ku u gjetën paratë.

Pavarësisht se kanë pranuar se 3.4 milionët e eurove janë të dy kushërinjve të shpallur në kërkim, 4 të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin detaje mbi vendin dhe kohën e futjes së parave në dy makinat ku u gjetën ato, gjatë kontrollit të policisë në Durrës.

Bëhet fjalë për 3,366,800 euro, 80,000 franga zvicerane që janë grupuar në dy qese dhe pritet të përdoren si provë për hetimet e mëtejshme. 

Kjo  çështje u kthye dhe në një përplasje politike, pasi një ditë para aksionit të policisë, Lulzim Basha foli për para të krimit që po vinin në Shqipëri, me garancinë e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Aktualitet ‘Toyota Yaris’ 4 të arrestuarit