Rreth 40% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi kryesorë për sigurinë në Shqipëri, ndërsa 27% e vendosin në plan të dytë.
Këto janë gjetjet e një studimi të kryer nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes financuar nga fondacioni Friedrich Ebert.
“Kemi pyetur a është rritur apo ulur korrupsioni në 5 vitet e fundit dhe faktikisht shumica thonë se është rritur. Kemi pyetur a do ulet në vitet në vijim, shumica janë shprehur që jo dhe mendojnë se korrupsioni është ulur këmbëkryq në Shqipëri”– shprehet autori i anketës, Arjan Dyrmishi, për Euronews Albania.
I treti kërcënim kryesor për sigurinë është krimi organizuar me 11.2 %, ndërsa 19,2 mendojnë ky fenomen është rreziku i dytë më i madh. Arjan Dyrmishi edhe këtë fenomen e shikon të lidhur me korrupsionin.
“Ne kemi pyetur, a mendoni që krimi i organizuar e përdor korrupsionin si mjet, qytetarët thonë po. Korruspioni perceptohet si kërcënim kryesor”, theksoi ai.
Sipas kësaj anketë 30 % e shqiptarëve mendojnë se lufta me vendet fqinje është kërcënimi i dytë serioz për sigurinë.