Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro-grek, në Kapshticë, që prej së premtes.
Janë 40 emigrantë që nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.
Ata vijojnë të durojnë, në kushte të vështira, duke kaluar natën në të ftohtë, apo edhe pa ngrënë.
Një ditë më parë, kryeministri Rama ishte i prerë kur tha se kufiri do të hapet vetëm për ata që nuk janë rezidentë në Greqi, ndërsa për rezidentët, kufiri është i mbyllur.
Rama tha se të gjithë ata që do lejohet të hyjnë, do qëndrojnë 2 javë në hotele, të karantinuar, me shpenzimet e tyre.