Sport 3 Janar 2023, 16:17

48-vite i mbyllur me çelës, Presidenti i Santosit tregon kur do të hapet dollapi i Pelesë

Shkruar nga Pamfleti
48-vite i mbyllur me çelës, Presidenti i Santosit tregon kur do

48-vite i mbyllur me çelës, Presidenti i Santosit tregon kur do të hapet dollapi i Pelesë

Pele luajti ndeshjen e tij të fundit për Santosin, më 2 tetor 1974 dhe në fund mbajti me vete çelësin e një dollapi, që ka mbetur i mbyllur që nga ajo ditë, kur “Mbreti” i tha lamtumirë futbollit të luajtur. Askush nuk e di se çfarë ka brenda në të.

Ai vetë ka kërkuar që dollapi të mos hapet kurrë, në mënyrë që klubi të vazhdojë të shoqërohet me fat në të ardhmen. Kontejneri është brenda dollapit të stilizuar, i vendosur në dhomën e zhveshjes së rinovuar të “Estadio Vila Belmiro”, por askush nuk e ka çelësin e kutisë.

“Ne do të flasim me familjen se çfarë të bëjmë”,- tha Andres Rueda, president i Santosit, i pavendosur mes zbulimit dhe thellimit të misticizmit që ka zgjatur mbi 48-vjet.

Sport ish-legjenda e Brazilit Pele