Aktualitet25 Mars 2018, 05:24

48 vjeçari preu fiderat optike, la Kamzën pa internet. Policia nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti
48 vjeçari preu fiderat optike, la Kamzën pa internet. Policia nis

Shtetasi 48 vjeç me inicialet I.D. është vënë nën hetim nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet se ka prere fiderat optike që furnizonin me internet gjithë Kamzën.

Në njoftimin e policisë nuk bëhet e ditur arsyeja pse ky person i ka prerë fiderat optike, nëse ka qenë një veprim i qëllimshëm apo rastësor.

Policia bën të ditur se fiderat ishin vendosur në këtë zonë nga një kompani private.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 23.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për
shtetasin I.D, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi më datë 22.03.2018, në Kamzë, ka prerë fibrat optike të cilat furnizonin me internet këtë zonë, të vendosur nga nje kompani private me administrator, shtetasin A.TH, 37 vjeç, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Aktualitet 48 vjeçari preu fiderat optike la Kamzën pa internet. Policia nis hetimet