Politike13 Prill 2019, 21:19

5 policë të plagosur, Lleshaj reagon ashpër: Basha dhe Kryemadhi të etur për pushtet dhe të papërgjegjshëm

Shkruar nga Pamfleti
5 policë të plagosur, Lleshaj reagon ashpër: Basha dhe Kryemadhi

5 policë të plagosur, Lleshaj reagon ashpër: Basha dhe Kryemadhi të etur për pushtet dhe të papërgjegjshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë bilancin e të plagosurve nga protesta e opozitës. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Lleshaj shkruan, se janë “5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thekson Lleshaj.

Politike sander lleshaj