Showbiz15 Janar 2019, 12:01

5-vjeçarja gjen vdekjen pasi i mbeti koka në derën e ashensorit, gjykata thërret familjarët para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Alexys Brown ishte vetëm 5 vjeç kur gjeti vdekjen pasi koka e saj u shtyp nga dera e ashensorit.  Në shtëpinë e saj kishte një ashensor të cilin prindërit e sja e përdornin për djalin e tyre i cili ishte invalid.
Mamaja e Alexys ka thënë para gjykatës se atë ditë fëmijët e saj ishin nën shoqërinë e gjyshes e cila nuk ka mundur ta nxjerrë vajzën nga ashensori. Ajo ka shpjeguar se kishte qenë e pamundur ta nxirrte 5-vjeçaren pasi butoni në atë moment ishte i pa komandueshëm.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në këtë mënyrë ajo ka telefonuar 999, por ka qenë tepër vonë. Nëna e vogëlushes është shprehur se kjo ka qenë një ngjarje traumatizuese për të dhe dy fëmijët e tjerë. Një inspektim i kryer nga autoritetet përkatëse thuhet se dera e ashensorit kishte që në vitin 2009 që ishte prishur dhe nuk ishte bërë asnjë përpjekje për ta rregulluar.

Shoqata e Strehimit dhe firma e ashensorëve Orana Limited kanë marrë përsipër një pjesë të fajit dhe kanë vendosur të heqin dorë nga detyra ndërkohë që hetimi vazhdon.

Kuriozitete ashensor Vdekje