Kulture17 Prill 2019, 20:38

50 emra në garë për të fituar çmimin letrar “Kadare”

Shkruar nga Pamfleti
50 emra në garë për të fituar çmimin letrar

50 emra në garë për të fituar çmimin letrar “Kadare”

50 dorëshkrime të shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptare janë në garën për të fituar çmimin letrar Kadare për vitin 2019.

Juria e kryesuar nga Alda Bardhyli në fund të muajit prill do të përzgjedhë 10 dorëshkrimet më të mira të cilat do të vazhdojnë konkurrimin.

Në edicionin e 5-të të cmimit letrar ‘Kadare’ konkurrente janë të njohur si Ylljet Alicka e Mimoza Hysa.

Fituesi i çmimit do të shpallet në qershor, ku do të akordohet dhe vlera prej 10 mijë eurosh. Në edicionet e shkuara fitues janë shpallur Rudolf Marku, Shkëlqim Cela, Musa Ramadani dhe Virgjil Muçi.

Kulture 50 emra ne gare Kadare