Revista GQ drejton reflektorët tek Jennifer Lopez në numrin e ri të nëntorit dhe cilëson yllin e filmit “Hustlers” “Ikonë të vitit 2019”. Veshur me një fustan bust lëkure në ngjyrë të zezë, i cili nxjerr në pah format e saj sensual, këngëtarja dhe aktorja 50 vjeçare është më seksi dhe aggressive se kurrë: “Bëj gjithnjë atë që dua, bëjë atë që dëshiroj … “, thotë ajo.
JLo flet për veten në një intervistë të gjatë ku tregon për performancën e saj në ‘Super Bowl Halftime Show’ 2020, ku pritet të performojë bashkë me Shakirën: “Ndjej se është diçka e madhe të jenë dy gra latine në Miami në krye të Super Bowl dhe mendoj se mund të bëjmë diçka me ato 12-14 minuta për t’i bërë njerëzit të kuptojnë vlerën tonë në këtë vend… “.
Më pas aktorja flet për filmin “Hustlers” dhe rrëfen se nuk ka marrë para për të akturar dhe për të prodhuar pelikulën: “E bëra falas. Kam besim tek vetja. Kjo është ‘Jenny From the Block’. Bëj atë që dua, bëj atë që dashuroj…”.
Në intervistë, Lopez prek edhe temën e të qënurit një grua e moshës së mesme në Hollivud: ‘Gratë në përgjithësi dhe në veçanti artistet, përmirësohen hap pas hapi me kalimin e kohës. Ka prova për këtë. Shihni Meryl Streep, karriera e saj u ngrit pas të 40-ave, e njëjta gjë vlen për Tina Turner, Cher … hap pas hapi, me avancimin e moshës së tyre, ato lulëzonin në një mënyrë që nuk ishte parë më parë apo jo? Nuk ka arsye për të të ardhur turp nga mosha. Jo kur po bën më të mirën tënde. Dhe mos e quani një rikthim, jemi këtu prej vitesh! “.
Në fund, Jennifer flet për marrëdhënien e saj me Alex Rodriguez: “Jemi shumë të njgashëm, në ambiciet tona, në atë që duam…jemi të dy shumë të fortë. Udhëhiqemi nga pasionet tona dhe kemi një respect reciprok… ”