Anti-Mafia 5 Gusht 2022, 10:01

510 policë në Vlorë nuk bëjnë dot zap nga 3-4 “cuba” nëpër plazhe

Shkruar nga Pamfleti
510 policë në Vlorë nuk bëjnë dot zap nga 3-4

510 policë në Vlorë nuk bëjnë dot zap nga 3-4 “cuba” nëpër plazhe

Gledis Nano, tha nga Himara: – Tani që dola vetë në terren, në plazhe do ketë qetësi e siguri të plotë/ Zoti kryepolic, verifiko veten dhe lëri deklaratat e skeçet mediatike të llojit të atij që ishte. Hiq dorë nga modelet dhe praktikat  mafioze të Ardi Veliut. Pastro policinë nga llumi që ish drejtori ka lënë në krye të saj, sidomos në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan

Ditën që u vra 7 vjeçarja Jonada Avdiu, në plazhin e Potomit ishin 4 policë me shërbim e madje me skaf policie, por asnjë nuk i kërkoi kryepolicit vrasës Arjan Tase, të ndalte çmenduritë që po bënte me gomone pranë bregut të detit e mes pushuesve.

Një ditë pas tragjedisë, në atë plazh ishin mbi 50 policë, me në krye drejtorin Gledis Nano, të cilët pozonin me këmbë hapur, barqet si kacekë, gushët si gjel deti e me krekosje si… “të fortë”; por sipas informacionit që ka “Pamfleti”, më parë i kishin njoftuar e u kishin bërë temena  të “fortëve”, fëmijëve të politikanëve, bosëve të hoteleve e trafikantëve, të largonin skafet..

Me qëllim që policia dhe i madhi i saj “pupaci” Gledis Nano, të dukeshin në krye të detyrës si mbrojtës të qytetarëve e goditës të krimit, ndësa “Zeusi” ta shikonte “paradën” në televizor e ta propagandonte si siguri të lartë publike.

Po përse nuk u garantua siguria në plazhin e Potamit, ditën kur u vra 7 vjeçarja, por me shfaqje pas ngjarjes? Përse duhet policia në këtë vend, kur nuk vepron? Përse tentohet të mbulohet e vërteta e ndyrë, me aktrime e parfumosje të tilla mediatike?

E themi këtë, mbasi ata që dolën te kronika e porositur me sfond qetësinë absolute dhe detin pa skafe, ishin të njëjtët policë, i njëjti drejtor policie, i njëjti ligj, i njëjti detyrim shërbimi për sigurinë e plazhit, që ishin edhe ditën kur u vra e vogla.

E kemi parë shpesh, që policët bëhen bashkë si “primatë të egërsuar”, dhe tërheqin zvarrë fukarenjtë shitës farash, kumbullash e misrash në plazhe dhe i mbyllin në biruca, i shtrojnë në dajak e i procedojnë penalisht me akuzën: “Shkelës ligji me rrezikshmëri të lartë”.

Por, po këta policë, qëndrojnë si “pula” e bëjnë sikur nuk i shikojnë, cubllëqet që bëjnë “të fortët” parellinjtë e drogës, prostitucionit dhe fëmijët e oligarkëve, politikanëve, ministrave, deputetëve, prokurorëve, madje dhe vetë shefat e policisë, siç vepronte “trimi” Arjan Tase.

Është e pafalshme, që vetëm policia e rrethit të Vlorës ka 510 policë, por nuk bëjnë dot zap 3-4 langaraqë, që hapen by**ësh nëpër plazhe me lekë vrasjesh me pagesë, kokaine, prostitucioni dhe korrupsion të baballarëve pushtetarë e oligarkë.

Ngaqë heshtin e nuk veprojnë trupat policore, shpesh në këmbim të ndonjë 5 mijë lekëshi, “cubat” bëjnë ligjin nëpër plazhet e zonës Vlorë- Himarë- Borsh, duke zaptuar hapësirat publike, duke ngritur muzikën në kupë të qiellit e duke bërë aventura me skafe mes pushuesve.

Një ditë pas ngjarjes, kryepolici shkoi në zonën e krimit dhe para kamerave të prenotuara, tha: – Tani që dola vetë në terren, në plazhe do ketë qetësi e siguri të plotë dhe nuk do ketë më “të fortë” që do bëjnë akrobaci me skafe buzë bregut.

Pyetjet, që qytetarët i bënë kryepolicit në rrjetet sociale, ishin këto: – Po ku ishe deri ditën e tragjedisë? – Pse vartësit e ty, nuk e kryen detyrën atë ditë që u vra vajza 7 vjeçe? – Përse policët nuk zbatojnë ligjin përherë, por vetëm kur në zona shkon ti e pasi ndodhin krime? – Mos vallë nuk të përfillin ty e u binden “të fortëve”?

Prandaj zoti kryepolic i Shqipërisë, verifiko veten dhe lëri deklaratat e skeçet mediatike të llojit Ardi Veliu. Hiq dorë nga modelet dhe praktikat e mafioze të Ardi Veliut. Pastro policinë, nga llumi që Ardi Veliu kanë lënë në krye të saj, sidomos në Tiranë, Vlorë, Fier, Durrës, Berat, Elbasan./Pamfleti

Anti-Mafia #510 policë në Vlorë nuk bëjnë dot zap nga 3-4 “cuba” nëpër plazhe