Politike24 Nëntor 2022, 20:35

"6 dhjetori i Berishës, si 'Koncert në vitin 36-të'", Spiropali: Në njërën anë Samiti i BE-së, në anën tjetër kërcasin dajret!

Shkruar nga Pamfleti
"6 dhjetori i Berishës, si 'Koncert në vitin

Foto Ilustruese

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka krahasuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 6 dhjetor me filmin shqiptar “koncert në vitin 36-të”.

Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret”- tha Spiropali nga foltorja e Kuvendit, duke e konsideruar protestën e Berishës absurde.

Ç’protestë do bëni ju në 6 dhjetor? Do të jetë e ngjashme me atë “Koncert në vitin 36-të. Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret. Si mundet t’i shkoni pas atyre që janë të ngjashëm me ata që i ngulin vendit thikën në shpinë. Por të jeni të bindur se Shqipëria do t’i shkojnë deri në 2030-s deri në fund të gjitha projekteve. Po e godisni Shqipërinë pas shpine për pushtetin e një njeriu”, u shpreh Spiropali.

Politike Berisha Spiropali