Ndërsa ndodhemi në ditën e 6 pas fillimit të procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 369 mjekë janë vaksinuar me dozën e parë të ‘Pfizer’.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë këta mjekë janë të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.
Vaksinimi vazhdon sërish në në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur
Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit
#ShqipëriaBuzëqesh
Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm