Çelsi duket se është duke menduar të mbajë talentin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën, sezonin e ardhshëm në skuadër.
20-vjeçari e kaloi sezonin në huazim te skuadra e Sauthemptonit, ndërsa ka shënuar 6 gola në 29 ndeshje në Premier Ligë, duke qenë vendimtar për ekipin e Hasenhutel.
Forma e mirë e shqiptarit u ka rënë në sy shumë klubeve në Europë dhe tashmë pritet që merkato të jetë goxha e nxehtë për sulmuesin, të cilin Sauthemptoni dëshiron ta ketë edhe për edicionin 2022-2023.
Megjithatë, sipas raportimeve të medieve britanike, Tomas Tuhel preferon ta mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, në vend që ta japë sërish në huazim.
Ndër klubet që kërkojnë shqiptarin është Napoli në Serinë A si dhe disa të tjerë në Premier Ligë.