
6 marsi, Fitim Zekthi: Turp e për faqe të zezë kur dëgjoj Grupin e Rithemelimit të thonë ‘mundëm njëri-tjetrin’
Fitim Zekthi e quajti turp faktin që për zgjedhjet e 6 marsit demokratët thonë që mundëm njëri-tjetrin.
Për “Open”, ai tha se PD aktualisht po kalon një krizë ideologjie, strukturash dhe vlerash.
“Duhet të kuptojmë problemin, nëse problemi është Basha, kjo u zgjidh. Por kemi halle të tjera. Ka krizë se ka probleme me ideologjinë, me strukturat, me vlerat. Është turp që 6 marsi është zgjedhje ku ne mundëm njëri-tjetrin.
Është turp të thuash që i mundëm, e dëgjoj nga Grupi i Rithemelimit. Nëse do duhet të bashkohemi, duhet të bashkohet 1-shi me 2-shin dhe 3-shin. Partitë e djathta janë zemrat e demokracisë. Duhet të bëjmë aleancë me shqiptarët, dhe mos i nënshtrohemi krahut radikal”-u shpreh Zekthi.