alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

6 orë tension/ Dritan Gina drejt shkarkimit si gruaja e tij Rovena Gashi, apartamente dhuratë dhe i skeduar nga SHISH për afera, tentoi sabotimin e seancës për herë të katërt

16/09/2021, 9:16
ne Aktualitet
A A

Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bujar Zhuri për gjobë-vënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive, mund të ketë fatin e bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD. Pas dy muajsh përpjekje për të shmangur përballjen me Vetingun me anë të raporteve mjekësore dhe kërkesa për përjashtim të anëtarëve të trupit gjykues, Dritan Gina u paraqit dje në Komisionin e Vetingut, bashkë me avokatin e tij Eno Bushi, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të tij 20-mujor për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.


-Lexo edhe:

Vijon konflikti/ Tatimet kallëzojnë në prokurori Irfan Hysenbelliun, bllokohet “Birra Tirana”

Arjan Tase milioner, Ngjela: Tregon qartë bashkëpunimin e policisë me krimin, do shtrihen hetimet apo do të jetë rast i izoluar?

Gina dhe Bushi kërkuan dhe tentuan edhe një herë për të shtyrë seancën dëgjimore të njohjes me konkluzionet e hetimit, përmes tre kërkesave për kryerjen e një hetimi të ri ndaj tij, duke e konsideruar hetimin aktual të nul, për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues Etleda Çiftja dhe përjashtimit të trupit gjykues në bllok.

Teksa trupi gjykues po hynte sërish në një kurth procedural, ndërhyri vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier, i cili tha se procesi nuk mund të vijohej në këtë mënyrë, duke shtyrë seancat njëra pas tjetrës. Buatier kërkoi të procedohej me leximin e konkluzioneve të dosjeve dhe ashtu u veprua.

Seanca dëgjimore zgjati rreth 6 orë dhe ashtu siç edhe parashikohej u karakterizua nga një klimë tensionuese, ngritje zëri, gjuhë të papërshtatshme dhe akuza. Teksa kundërshtonte procesin dhe rezultatet e hetimit, Gritan Ginës u tërhoq vërejtje nga trupi gjykues që të kishte kujdes me mënyrën e komunikimit.

100 mijë USD ‘tepër’ dhe apartamente dhuratë 

Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.

Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.

Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. “Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç’të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua?”, tha ia. 

Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek “Shkëmbi i Kavajës”, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.

Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se “Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç’punë kam unë tani që më dalin probleme?”. 

DSIK: Gina i korruptuar 

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.

Shtyrja e seancave me manovra 

Prokuroi i Tiranës Dritan Gina arriti të shtynte rreth dy muaj përballjen me Komisionin e Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi fillimisht datën 16 korrik 2021për mbajtjen e seancës dëgjimore me Dritan Ginën, por ky i fundit paraqiti një raport sikur ishte sëmurë.  Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut caktoi datën 26 korrik për zhvillimin e seancës dëgjimore. Edhe kjo seancë u anulua dhe u shty në kohë, për shkak të disa kërkesave të prokurori Gina dhe avokati i tij Eno Bushi, për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.

Pas një lojë procedurale, Komisioni i Vetingut caktoi datën 3 shtator 2021 për për zhvillimin e seancës dëgjimore. Edhe seanca e 3 shtatorit dështoi, pasi këtë radhë ishe avokati i Ginës, Eno Bushi, i cili paraqiti një raport mjekësor sikur ishte sëmurë. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut caktoi datën 15 shtator 2021 për zhvillimin e seancës dëgjimore.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në korrik të vitit 2018, pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD. Vendimi për shkarkimin e saj u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në maj të vitit 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit i procedoi ata për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Megjithatë, më vonë ky hetim u mbyll pa rezultate./Shqiptarja.com

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Vijon konflikti/ Tatimet kallëzojnë në prokurori Irfan Hysenbelliun, bllokohet “Birra Tirana”

10/08/2022, 20:31
Aktualitet

Arjan Tase milioner, Ngjela: Tregon qartë bashkëpunimin e policisë me krimin, do shtrihen hetimet apo do të jetë rast i izoluar?

10/08/2022, 18:27
1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e marrëveshjes u përdor fondi rezervë
Aktualitet

1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e marrëveshjes u përdor fondi rezervë

10/08/2022, 14:45
Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra
Aktualitet

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra

10/08/2022, 14:17
Aktualitet

Posta Shqiptare si pëllumbi lajmëtar, pakon shkon e merr vet

10/08/2022, 13:46
Foto Ilustruese
Aktualitet

Vodhi rreth 8 mijë euro në vendin e punës, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë; një tjetër në kërkim

10/08/2022, 13:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Përleshja mes talebanëve, Baradar mohon përplasjet për kabinetin e ri qeveritar: Ne jemi si familje me njëri-tjetrin

Mbetën jashtë grupeve parlamentare; LSI dorëzon kërkesën te Kryetarja e Kuvendit, 3 deputetë duan pjesëmarrje në Komisione

Mbetën jashtë grupeve parlamentare; LSI dorëzon kërkesën te Kryetarja e Kuvendit, 3 deputetë duan pjesëmarrje në Komisione

Lajmi i Dites

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

10/08/2022, 10:56

Lajmet e fundit

Pasi Kumbaro “rrëmbeu” pushuesit nga Greqia, Rama shkon në tjetër nivel: Tirana e dyta në Mesdhe për vizitorë, na i kalon vetëm Antalia

10/08/2022, 22:28
“Ul pagën k...ë”, tifozët e Barcelonës i dalin para makinës dhe ofendojnë rëndë Frenki de Jong (Video)

“Ul pagën k…ë”, tifozët e Barcelonës i dalin para makinës dhe ofendojnë rëndë Frenki de Jong (Video)

10/08/2022, 22:27

Kurti dhe Vuçiqi afër një marrëveshje të re/ Në takimin e 18 gushtit dihen detajet

10/08/2022, 22:27

E dërguara e Trump reagon pas bastisjes së banesës: Biden përdor FBI për të sulmuar kundërshtarët, të njëjtën gjë bëri me Berishën

10/08/2022, 22:14

Jeta luksoze e Kim Jong-un, super jahti i diktatorit korean shfaqet pranë mega-rezidencës në ishullin privat

10/08/2022, 22:00
Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

10/08/2022, 21:50
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In