Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 87-të, ndërsa ofensiva ruse vazhdon rrjedhën. Numri i civilëve të vrarë në luftimet që nga e premtja në Luhansk është ka shkuar në 6, lajm që u raportua nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Sergiy Gaidai.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka reaguar ashpër, duke i cilësuar vrasjet “krime të papërshkrueshme të raportuara në rajonet e çliruara të Ukrainës”.
“Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”- tha Borrell, raporton tgcom.
Vlen të theksohet se, fabrika e çelikut Azovstal, e cila ishte edhe pika e fundit e rezistencës në Mariupol, ka rënë. Ministri i Mbrojtjes i Moskës Sergei Shoigu deklaroi se qyteti port ka rënë plotësisht nën kontrollin e forcave të armatosura ruse.