Një 60 vjeçar nga Këlcyra prej 5 ditësh ka humbur kontaktet me familjen. Lajmin eka bërë të ditur policia me anë të një njoftimi ku kanë apeluar për ndihmë në rast se dikush e kishte parë.
Policia njofton se më datë 19.01.2021, janë paraqitur në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e shtetasit S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021, shtetasi S. S. është larguar dhe familjarët nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.01.2021, janë paraqitur në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e shtetasit S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021, shtetasi S. S. është larguar dhe familjarët nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e shtetasit.
Shtetasi i mësipërm herën e fundit është parë në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Ju lutem nëqofte se na ndihmoni me transmetimin e fotos për gjetjen shtetasit të mësipërm, qytetarët që mund ta shohin të telefonojnë në numrin pa pagesë të Policisë 129. Faleminderit!