Politike29 Qershor 2022, 21:51

“7 korriku është për hallin e Berishës”, Roland Bejko nxjerr blof foltoren: Nuk ka rrjedhje deputetësh, ndalni gënjeshtrat

Shkruar nga Pamfleti
“7 korriku është për hallin e Berishës”, Roland

Shtohen zërat për manipulim nga ana e Berishës të listës me organizatorët e protestës së 7 korrikut. Berisha në listën që publikoi sot kishte futur emrat e pjesës dërrmuese të deputetëve, por asnjë prej tyre nuk është pyetur.

Deputeti Saimir Korreshi ishte i pari që e konfirmoi, ndërsa një deklaratë akoma më e drejtpërdrejtë ka ardhur demokrati Roland bejko.

Roland Bejko: Foltorja vazhdon ta ushqejë opinionin publik me lajme të rreme duke sajuar realitete paralele.

I tillë është dhe lajmi i shpërndarë gjerësisht nga portalet pranë saj se medemek Ali Beu paska mbetur vetëm ngaqë me gjasë, gjithë deputetët e tjerë i janë bashkuar plakut “Non Grata” nën presionin “se po  nuk shkuan edhe këtë herë në protestën e hallemadhit, do të jenë të braktisur nga elektorati..”

Në fakt realiteti është ndryshe.

Ne ishim sot në Fier me deputetët e komisionit për rishikimin e Reformës Territoriale Dhurata Çupi- bashkëkryetare, Orjola Pampuri -anëtare, Saimir Korreshi -anëtar, Eralda Tase Bano, deputete e Qarkut Fier, dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PDSH, Enkelejd Alibeaj ku diskutuam me qytetarët e pranishëm të këtij Qarku, mbi domosdoshmërinë e rishikimit të Reformës Administrative – Territoriale e cila është jetike për ekonominë, mirëqenien, zhvillimin e qytetarëve, por edhe për vet ekzistencën apo jo më tej të demokracisë shqiptare.

Opozitarizmi në demokraci bëhet me akte, jo me retorikë politike. As me gënjeshtra.

Korrigjimi Vetëqeverisjes Vendore-halli i qytetarëve!

Protesta e 7 Korrikut-hall i Sali Berishës dhe klanit të tij.  Të tjerat janë retorikë dhe përralla berishiste.

Politike #Bejko Berisha foltore