Aktualitet10 Korrik 2022, 14:00

7 korriku i Berishës, ironizon Kreshnik Spahiu: Dashuria s’ka moshë për sek*in, jo për partinë!

Shkruar nga Pamfleti
7 korriku i Berishës, ironizon Kreshnik Spahiu: Dashuria s’ka

7 korriku i Berishës, ironizon Kreshnik Spahiu: Dashuria s’ka moshë për sek*in, jo për partinë!

Qesharak, kështu është dukur nën optikën e Kreshnik Spahiut Sali Berisha gjatë protestës së 7 Korrikut.

Me një ironi të hollë, analisti i ka mëveshur figurës së ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni karakteristikat e Doktor “Non Gratës”, si për të thënë se i “mirëkupton” përpjekjet e tij të sforcuara për të treguar muskujt brenda PD-së të enjten e shkuar.

Duke shprehur hapur simpatinë për Berishën e dikurshëm, të cilin e shihte si një politikan karizmatik, Spahiu vë në dukje se lufta për pushtet me qëllim zhbërjen e damkës amerikane, për fat të keq, e ka vendosur këtë plak të rrjedhur drejt të 80-tave, në një qorrësokak pa kthim.

Dy fjalë Spahiu i ka thënë edhe për berishistët, dhe ato pak figura demokratësh, të cilëve Doktori mundi t’iu hidhte trutë e gomarit për t’i bërë pjesë të show-t të tij politik me qëllim që të faktorizonte veten si kryetar partie.

“Shikoja martesën e tij në moshën 86 vjeçare, dhe i mirkuptova demokratët shqiptarë pse ende kanë shpresë që stërgjyshi i tyre të bëhet “dhëndër” për herë të tretë”- shkruan Spahiu, duke shtuar se “Dashuria s’ka moshë për seksin, jo për partinë”.

Kujtojmë se, një ndër kritikët që iu bashkua Berishës më 7 Korrik ishte edhe Jorida Tabaku, vendimi i së cilës nuk është pritur mirë nga një pjesë e demokratëve, të cilët kanë kryqëzuar deputeten në rrjetet sociale duke e cilësuar “tradhtare” dhe t’i vijë turp, pasi figura të tilla me disa fytyra shkatërruan PD-në.

Mesazhi i Spahiut:

Pardje nuk e ndoqa dot protestën sepse u hutova nga dasma e Berluskonit. Dikur isha adhurues i tij politik.

Atëhere ishte karizmatik, tani është komik. Shikoja martesën e tij në moshën 86 vjeçare, dhe i mirkuptova demokratët shqiptarë pse ende kanë shpresë që stërgjyshi i tyre të bëhet “dhëndër” për herë të tretë.

“Dashuria s’ka moshë për seksin, jo për partinë.

Kryesore #Protesta e 7 Korrikut Berisha Kreshnik Spahiu