alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

30/06/2022, 10:31
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

Opozita duhet të bëjë protestë kundër Sali Berishës!

Sali Berisha po tenton që me protestën e 7 korrikut, të vendosë një lloj ekuilibri, të cilin nuk e ka arritur dot me mjete politike. Pasi, realisht Sali Berisha, pas shpalljes ‘Non Grata’ prej qeverisë së SHBA për “Korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”, është një subjekt jashtë politikës.


-Lexo edhe:

Analiza e Washington Post/ 5 arsyet pse inteligjenca ruse dështoi para luftës në Ukrainë: Moska kishte gati dy qeveri të komanduara

Bisedimet Kosovë- Serbi pa rezultat, diplomati amerikan zbulon “trukun” që mund të ndryshojë gjithçka: Serbia duhet të shkëputet nga Moska!

Ai së paku, nuk i ka sot instrumentet e një politikani klasik, pasi është nën akuzë super relevante, plus që është në pritje ditë pas dite të akuzës që mund të vijë nga Prokuroria Speciale.

E gjitha kjo sjell hezitim dhe mjaft pështjellim të të gjithë atyre që duan ta rrëzojnë Edi Ramën, por që nuk duan të jenë përkrah Sali Berishës.

Sot e kemi parë kush është krah Sali Berishës. As njerëzit që e përkrahën atë në Foltore. Doktori është më keq se një i infektuar me Covvid 19, me ndëshkimin e SHBA ngjan me një lebroz politik dhe i tillë është. Pasi nuk ka logjikë që sot, në një kohë kur të gjithë vendet e rajonit kanë rifreskuar elitën politike, në Shqipëri, me 7 të muajit të 7 në ora 7 siç e thonë organizatorët, Saliu i vjetër do të dalë e të thojë para njerëzve shprehjet që tashmë i imitojnë që nga Agron Llakaj, djali i Gonit, nipi e mbase edhe stërnipi, ngaqë i shihin non stop. E mbani mend atë klonin e Berishës në Shkodër, atë studentin që kishte lindur në vitin 1999 apo 2000 dhe e imitonte perfekt në mimikë, gjestikolacion dhe intonacion. Pasi çdo i ri ka pasur dhe ka si menu vëtëm “groshën” e doktorit si “shpëtimtaaaar”. O zot, e kë, doktorin plak që vari bluzën e bardhë të kardiologut kur ishte në kulmin e karrierës- vetëm 45 vjeç vetëm se dashuronte pushtetin.

Tashmë dihen përmendësh fjalët e Berishës në miting: “Edi Rama, vasali i Vuçiçit, njeriu i drogs, krimit”, po mor po ashtu është dhe ‘nuk e luan topi’, po kur i thotë doktori që e ka varë bluzën me kohë, e që sot ka vulën e ndëshkimit të rëndë për korrupsion, nuk ngjit.

Realisht ka ardhur koha që brenda asaj opozite të bëjnë një protestë kundër Sali Berishës. E ta bëjnë të gjithë të larguarit që sot edhe pse sulmojnë kot së koti Lulzim Bashën, thonë Berisha ka merita. Po si mund të ketë merita një njeri që ka ardhur në këtë derexhe? Sot Sali Berisha duhet të ishte së paku i tërhequr siç mashtroi të gjithë se u tërhoq në 2013-n. Realisht ai që do të protestojë kundër Sali Berishës, do të marrë atributet e një politikani që ka jo vetëm guximin, por nuk ka komplekse për t’i thënë gjërat siç janë. Përse sot Majlinda Bregu për shembull që ka edhe kredite ndërkombëtare nuk sulmon Sali Berishën edhe pse nuk e përkrah? Sepse ka ca skelete në raft që e lidhin me “doktorin e frikshëm”. Po nuk e vrau frikën Majlinda, edhe pse mund ta sulmojnë, atëherë nuk ka arsye se përse të mbrojë idetë dhe të tregojë konceptet e saj perëndimore.

Sot, e djathta shqiptare ka vetëm një problem të madh. Ka Sali Berishën që ka hyrë në konak e do të bëjë ligjin, Ilir Metën gjithashtu, edhe pse si Berisha ashtu edhe Ilir Meta janë  mortajë për njerëzit.

Ndaj, alternativa më e mirë do të ishte një nisëm që natyrisht do të dilte kundër Edi Ramës e qeverisë së tij, politikës së tij që as e çan kokën për njerëzit, por njëkohësisht edhe kundër Sali Berishës e Ilir Metës.

Dreqi e mori, kur do të kthehet ky vend në një shtet normal?!/Pamfleti

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Po përballemi me sfidat më të mëdha prej Luftës së Dytë Botërore

Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim biznesmeni nga Durrësi

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In