Aktualitet25 Maj 2019, 20:38

7 muaj shtatzanë, Jonida Tabaku në protestën e PD: Nuk mund ta humbisja

Shkruar nga Pamfleti
7 muaj shtatzanë, Jonida Tabaku në protestën e PD: Nuk mund ta

7 muaj shtatzanë, Jonida Tabaku në protestën e PD: Nuk mund ta humbisja

Në protestën e sotme të opozitës merr pjesë edhe ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila është në pritje të një fëmije.

Tabaku deklaroi se ndonëse shtatzënë nuk mund ta humbiste atmosferën e sotme të protestës, pasi është e bindur se nuk do ketë dhunë nga ana e protestuesve.

“Sot ka dalë e gjithë Shqipëria. Atmosfera është e jashtëzakonshme. 

Është një mundësi që ndodh njëherë në jetë dhe nuk mund ta humbja. 

Jam e bindur që PD nuk ka përgatitur asnjë skenar dhune dhe unë nuk ndihem e rrezikuar të jem këtu”, u shpreh Tabaku për Report TV.

Aktualitet