Shprehjet dhe deklaratat e Martin Luther King Jr. për barazinë, lirinë, drejtësinë shoqërore, kurajon, familjen dhe faljen kanë buruar nga një kryefjalë e vetme e tij: dashuria.
17 janari përkon me ditën e Martin Luther King dhe qëllimi i saj është të frymëzojë njerëzit dhe përkujtojë gjithë çfarë ai i dha botës. Fjalët e tij bëhen gjithnjë e më të vlefshme dekadë pas dekade, prandaj mënyra më e mirë për t’a kujtuar është duke i njohur veprën.
1. “Unë kam vendosur të qëndroj me dashurinë. Urrejtja është barrë shumë e madhe për ta mbajtur mbi shpatulla.”
2. “Dashuria është e vetmja forcë që ka fuqinë ta transformojë armikun në mik.”
3. “Errësira nuk e dëbon dot errësirën, vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk largohet me urrejtje, vetëm dashuria e largon.”
4. “Në fund të të gjithë rrugëtimit, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve.”
5. “Çdo njeri e vendos vetë nëse do të eci në dritën e altruizmit apo në errësirën e egoizmit shkatërrues.”
6. “Pyetja më këmbëngulëse dhe më urgjente ndonjëherë është: ‘Çfarë po bën ti për të tjerët?'”
7. “Besoj që e vërteta e madhe dhe dashuria pa kushte do të kenë fjalën e fundit në këtë botë. Kjo është arsyeja pse e drejta që mundet përkohësisht, është më e fortë se e keqja triumfuese.”