Me disa emra, pa arsim, aksioner në biznese të dyshimta, asnjë lidhje me diplomacinë, i akuzuar për dhunë, i përfshirë në skandalin e pasaportave, me dosje në Kosovë dhe Shqipëri. Kush e ka verifikuar Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqit? Kush e pranoi në Tiranë dhe a mund të degradojë në duart e personave të tillë diplomacia e dy shteteve shqiptare?!
Figura e dyshimtë dhe profili i ulët deri në nivel ordiner i Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqi, kompromenton rëndë krerët e institucioneve të dy shteteve shqiptare, të cilët për interesa klienteliste, pazare dhe konjoktura të errëta, kanë katapultuar në krye të përfaqësive diplomatike njerëz me disa emra dhe dosje të zeza.
Qëndrimi i Halim Krasniqit në krye të Konsullatës së Kosovës implikon rëndë pikësëpari Hashim Thaçin, i cili e propozoi në vitin 2016 dhe e rikonfirmoi në 2020 në shkelje të ligjit, por përfshin në këtë skandal edhe Ministrinë e Jashtme në Tiranë, e cila ka pranuar një personazh të tillë, për të cilin sot nuk dihet se cili është emri vërtetë i tij, Arian apo Halim. Edhe për shkak të raporteve të veçanta mes dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, konsulli ka detyra administrative në Tiranë dhe për rrjedhojë ai duhet të ishte një person serioz dhe diplomat karriere.
Së pari, kemi zbuluar se Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Tiranë, operon me dy emra, Arian dhe Halim Krasniqi. Sot, nuk dihet se cili është emri i vërtetë i Konsullit, ndërsa Presidencat dhe ministritë e Jashtme në Prishtinë dhe Kosovë vijojnë të heshtin paturpësisht për këtë çështje, duke fyer rëndë shqiptarët dhe degjeneruar shtetin e tyre.
Së dyti, Arian / Halim Krasniqi është denoncuar me fakte dhe prova si protagonist i një skandali të rëndë diplomatik. Ai është përfshirë në përleshje, dhunë fizike dhe psikologjike ndaj punonjësve të Konsullatës. Çuditërisht, prokuroria ende nuk ka vepruar, duke cënuar besimin e qytetarëve tek drejtësia. Së shpejti do denoncojmë edhe prokurorët që kanë mbrojtur deri më sot konsullin e pazakontë.
Së treti, Arian / Halim Krasniqi nuk dihet çfarë arsimi ka. Ai ka fshehur të shkuarën e tij. Konsulli jo vetëm që nuk është një diplomat karriere, por dyshohet se nuk ka arsim. Ai nuk ka publikuar një CV dhe vepron vetëm në hije. Për shkak të nivelit të ulët nuk ekspozohet. Kjo e tregon edhe heshtja e konsullatës, por edhe e ambasadês.
Së katërti, konsulli me dy emra, duke mos qenë diplomat karriere dhe duke mos patur asnjë lidhje me diplomacinë, qëndron në detyrë për një mandat të dytë në kundërshtim me ligjin. Hashim Thaçi e emëroi Arian ose Halim Krasniqin konsull në vitin 2016. Ish- ministri i jashtëm Glauk Konjufca mori vendim që Krasniqi të tërhiqej nga detyra e Konsullit që më 30 mars 2020, por Hashim Thaçi nuk dekretonte vendimin, duke e mbajtur Krasniqin në detyrë në kundërshtim me ligjin. Në 4 shtator 2020, Thaçi, në shkelje flagrante të ligjit, e emëroi edhe për një mandat tjetër Halim Krasniqin, pasi emërimi i konsullit bëhet me propozim të ministrisë dhe se konsulli që nuk është anëtar i shërbimit diplomatik, nuk mund të qëndrojë më shumë se një mandat. Konsulli e ka pranuar këtë paligjshmëri dhe nuk jep dorëheqjen.
Së pesti, Arian / Halim Krasniqi rezulton edhe ndërmjetës mes politikanëve të Kosovës dhe Ilir Metës, në skandalin dhe pazarin e pasaportave. Konsulli i përcillte shkresat për qoka Ilir Metës, duke i bërë komplimente dhe thurur elozhe. Krasniqi dyshohet se është përfshirë vetë personashit në pazare për shtetësitë.
Së gjashti, Arian / Halim është aksioner në biznese të dyshimta, ndërsa ka abuzuar edhe me paratë për rinovimin e konsullatës.(Në artikujt e ardhshëm do japim detaje të hollsishme).
Së shtati, natyrshëm lind pyetje: Për çfarë i duhet konsullata një personazhi që nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë dhe që është i rrethuar me gjithë këto skandale?! Një personi me dy indentitete, a i duhet konsullata vetëm për të përdorur targat diplomatike, të cilat kanë imunitet ndaj kontrolleve policore? Për çfarë i përdor targat diplomatike konsulli me dy emra?! Kaq për sot!/Pamfleti