Sport30 Maj 2022, 21:17

73 ndeshje me kombëtaren/ Foto Strakosha rrëfen karrierën e tij në futboll: Thonin do ja lë ndeshjen Greqisë, ne ballkanasit jemi xheloz

Shkruar nga Pamfleti
73 ndeshje me kombëtaren/ Foto Strakosha rrëfen karrierën e tij

73 ndeshje me kombëtaren/ Foto Strakosha rrëfen karrierën e tij në futboll: Thonin do ja lë ndeshjen Greqisë, ne ballkanasit jemi xheloz

Foto Strakosha është kthyer të prekë për mediat greke, karrierën e tij në futboll. Ish- guardiani kuqezi luajti plot 73 ndeshje me Kombëtarën duke lënë gjurmë në portën shqiptare. Ndërsa karrierën në Shqipëri e filloi me Dinamon në vitet ’90. Ndërsa më pas kaloi një karrierë të pasur në Greqi deri në vitin 2005, kur e mbylli me futbollin e luajtur. 

Strakosha është pyetur nga gazetarët grekë për ndeshjen e 4 shtatorit të vitit 2004, kur Shqipëria mundi Greqinë me rezultatin 2-1 në Tiranë. Ish- portieri ka treguar se ka patur shumë presion nga ajo ndeshje për shkak të aludimeve të shumta. 

“Dua t’i fshij momentet që nuk i dua në mendje dhe të mbaj ato të mirat. Për mua, këto lojëra kanë qenë gjithmonë më të vështirat. Është një gjë të luash futboll dhe gjë tjetër të bëjnë të ndjehesh keq nga të dyja anët. Në fjalë të tjera, kishte dyshime nga këtu dhe atje. Ata thonin “e shitur, do ja lërë ndeshjen Greqisë”. 

Ishte stres i madh për mua. Duke filluar nga ne futbollistët te tifozët, është një rrugë, në të cilën përfshihen gazetarët, të cilët, varet nga karakteri i tyre, krijojnë vlerat e futbollit dhe suksesin apo dështimin. Në çdo vend ka të mirë dhe këqinj. 

A ja dha Rehagel trofeun e madh Greqisë? Nëse në vend të Portugalisë në vitin 2004, ishte Gjermania dhe Greqia do e mposhte, gjermanët do e “masakronin” Rehagel sepse ishte duke luajtur kundër vendit të tij? Sepse ne ballkanasit jemi xheloz për të mirën që shohim në vendet me futboll të zhvilluar, dhe unë mendoj se për të arritur dhe ne këtë gjë, duhet të punojmë. 

Kjo është, të bëhemi të mirë në zemër dhe mendje. Kam kaluar nëpërmjet viteve të vështira. Falenderoj prindërit, të cilët më rritën. Nuk ishte faji im. Shqipëria më dha mundësinë të njihem në futboll. Më dha mundësinë për një të nesërme më të mirë, duhet ta nderoja fanelën që vishja”, u shpreh ndër të tjera Strakosha. 

Sport Foto Strakosha ish-gardiani i kombëtares shqiptare