Aktualitet29 Gusht 2018, 14:15

8- vjeçari shton 11 kilogramë dhe shpëton jetën e të atit

Shkruar nga Pamfleti
8- vjeçari shton 11 kilogramë dhe shpëton jetën e të

Cao Yinpen, një fëmijë 8- vjeçar i është nënshtruar një diete rigoroze për të shtuar 11 kilogramë në mënyrë që të shpëtonte jetën e babait të tij.
Nevoja për të marrë peshë lindi pasi i ati u diagnostifikua me leucemi akute dhe i vetmi person që mund të shërbente si donator i palcës kurrizore ishte i biri, kjo ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar jetën.

Në këtë pikë mjekët kanë menduar që të shohin edhe të birin si mundësi, duke menduar se ai mund të jetë një donator i përshtatshëm për të atin. Zakonisht sipas ligjit kinez, dhuruesit e palcës kurrizore duhet të jenë nga 18-45 vjeç, por mund të bëhen përjashtime në raste të pashpresa si ky.

Djali është shprehur entuziast dhe gati për të shtuar 11 kg në mënyrë që t’i shpëtonte jetën të atit. Kilogramët shtesë duheshin në mënyrë që djali të mos shfaqte komplikacione gjatë operacionit apo dhe pas tij.Fakti është që për një të rritur është shumë e lehtë që të shtojë në peshë, por për një fëmijë është shumë e vështirë. Ta mendosh që ai duhej të arrinte peshën 45 kg nga 34 kg që kishte peshën fillestare.

Në fund ai ia doli dhe në korrik iu nënshtrua operacionit të transplanit të palcës kurrizore. Operacioni doli me sukses dhe burri tashmë është duke u rikuperuar.

Histori