Aktualitet13 Shtator 2018, 12:04

80 mijë euro për të ekzekutuar ‘trurin’ e bandës së Durrësit, rihapet dosja e atentatorit të Lul Berishës

Shkruar nga Pamfleti
80 mijë euro për të ekzekutuar ‘trurin’ e bandës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rihapur dosjen e shtetasit Ahmet Ajeti nga Lipjani i Kosovës, për të riparë dënimin me 20 vite burg në mungesë të tij. Ajeti u ekstradua nga Kosova më 20 korrik të këtij viti, pasi ishte dënuar si personi që tentoi të vrasë Lulzim Berishën më 2005.

Ajeti nuk ka pranuar të flasë tani për të treguar se cilat janë provat e reja për rihapjen e dosjes, por ka kërkuar rishikimin e dënimit dhënë në mungesë, ndërsa mësohet se ka thënë se ‘Kur të vendoset rishikimi do të dalin prova dhe fakte të reja’.

Me këtë vendim të gjyqtarit Klodian Kurushi rihapet cështja e atentatit ndaj Lulzim Berishës. Shqiptari nga Kosova ndodhet në ambientet e burgut 313 në pritje të vendimit për trupën gjyqësore. Ndërkohë që theksojmë që cdo personi që është dënuar në mungesë i lind e drejta për të kërkuar rigjykim.

Ajeti u pagua 80 mijë euro për të vrarë në 2005-ën në një lokal në Durrës, ‘trurin’ e bandës së qytetit bregdetar, Lulzim Berishën. Ngjarja e 13 viteve më parë ishte rrjedhë e përplasjes mes bandave në qytetin bregdetar. Për këtë ngjarje në vitin 2012 shqiptari nga Kosova u dënua me 20 vite burg.

Ngjarja e vitit 2005, çfarë ndodhi në Durrës

Ahmet Ajeti tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

Aktualitet Ahmet Ajeti Atentati lulzim berisha