Bota17 Mars 2022, 17:28

90 për qind e Mariupolit është shkatërruar, Ukraina thirrje për zonë ndalim-fluturimi

Shkruar nga Pamfleti
90 për qind e Mariupolit është shkatërruar, Ukraina thirrje

Autoritetet në qytetin lindor të rrethuar të Mariupolit raportojnë se deri në 90% e ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse.

Sipas BBC, Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuar nga sulmi në një teatër, ku rreth 1000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin fshehur në një strehë për t’i shmangur bombardimeve.

Autoritetet raportojnë se Ukraina vijon të bombardojë zona të caktuara të qytetit me 400 mijë banorë.

Bota #Ukraine #Mariupol #Lufte