
Në konferencën për mediat pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet lokale 2023, kreu i PD dhe PL u pyetën nëse do mbajnë përgjegjësi nëse opozita nuk fiton.
Pasi nënshkruan marrëveshjen për zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se marrëveshjet e tij kanë pasur vetëm fitore, ndërsa Meta ironizoi dhe tha që fitorja vjen dhe nëse do kenë Lulzim Bashën kandidat.
Pyetje: Nuk është hera e parë që PD dhe PL nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Dyshja Berisha-Meta nëse ky koalicion nuk shkojnë në fitore do të mbajnë përgjegjësi për humbjen?
Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pas, me Berishën ka vetëm fitore, kaq kisha unë.
Meta: Madje fitore duke patur kandidat dhe Bashën. Ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se të fillonte, kjo është një ndeshje e vërtetë pa kompromis, është ekzistenciale për qytetarët tanë, ekzistenciale për të ndaluar rënien e shtetit të së drejtës, mjafton raportin i fundit, Shqipëria e 84-a po përkeqësohet.