Aktualitet13 Shkurt 2019, 15:44

A do ta hapë Spartak Braho “çantën e zezë” të Metës e Monikës?!

Shkruar nga Pamfleti
A do ta hapë Spartak Braho “çantën e zezë”

A do ta hapë Spartak Braho “çantën e zezë” të Metës e Monikës?!

Baba Taku ka qenë dëshmitar i veprimtarisë së zezë disavjeçare të Metës dhe Kryemadhit, ndaj dhe nëse ai vendos të flasë do të “fundosë” dyshen më të madhe të korrupsionit në Ballkan

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka vendosur më në fund të hapë “çantën e zezë” dhe të zbrazë në publik të gjitha krimet e viteve 1997-1998, pas të cilëve fshihet Sali Berisha. Në një intervistë mediatike, deputeti Braho ka vijuar luftën frontale ndaj Sali Berishës, duke treguar të gjitha krimet e tij në vitet e tranzicionit shqiptar, edhe pse ato dihen tashmë nga shqiptarët.

Ndaj dhe sulmet e Brahos ndaj Berishës nuk ngjallin shumë interes, pasi ajo që shqiptarët presin nga deputeti socialist është të zbulojë në publik krimet e Presidentit Ilir Meta. Natyrshëm lind pyetja: A do ta hapë Spartak Braho “çantën e zezë” të Ilir Metës?

Dihet që Braho dhe Meta kanë qenë për një periudhë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Braho i cilësua si njeriu i “çantës së zezë”, pikërisht në kohën kur shoqërohej me Ilir Metën, ku e ndihmoi këtë të fundit të mbyllte shumë pisllëqe, që nga blerja e drejtësisë, pastrimi i parave të korrupsionit dhe vjedhja e madhe me anë të drejtorëve të LSI.

Në atë kohë, Spartak Braho ishte deputet i LSI dhe njeriu më i afërt e i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndaj dhe në “çantën e zezë” fshihte krimet e tyre. I njohur ndryshe si Baba Taku, deputeti është ka qenë dëshmitar i veprimtarisë së zezë disavjeçare të Metës dhe Kryemadhit, ndaj dhe nëse ai vendos të flasë do të “fundosë” dyshen më të madhe të korrupsionit në Ballkan.

Kryesore Ilir Meta Monika Kryemadhi Spartak Braho