Politike21 Qershor 2022, 22:41

A do ta marrin grekët “Syrin e Kaltër”? Kumbaro: Nuk ka asnjë projekt për të furnizuar me ujë Korfuzin

Shkruar nga Pamfleti
A do ta marrin grekët “Syrin e Kaltër”? Kumbaro: Nuk ka

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka folur sot lidhur me çështjen e shumë folur e mbi pretendimet e mediave greke për dërgimin ujit nga “Syri i Kaltër” në Korfuz.

Në një intervistë, Kumbaro u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje për dërgimin e ujit nga “Syri i Kaltër” në Korfuz dhe se ministria ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje. Ajo shtoi gjithashtu se nuk mund të flasë për deklarata e bëra nga kryetari i bashkisë se Korfuzit.

Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Pra unë mund të them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata”, tha ajo.

Ministrja shtoi se “Syri i Kaltër” do t’i ndryshohet statusi nga monument natyror në park natyror, pasi do të bëhen zgjerime në territorin e saj, madje do të ndalohet plazhi dhe lëvizja e makinave në një distance prej 1.4 km larg monumentit, ajo shtoi se çdo pretendim tjetër mbi parkun është fals.

Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.

Politike #Syrikaltër Kumbaro Marreveshje