
A do ta merrni Luiz Ejllin në PD? Berisha i afeksionuar pas këngëtarit: E meriton tërësish admirimin e publikut
Deputeti Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët ka komentuar edhe banorin e Big Brother VIP, Luiz Ejlli. Pyetjes a do e bëni pjesë të PD-së, Luiz Ejlli, Berisha nuk dha një përgjigje konkrete.
Por nuk munguan as vlerësimet e ish-kryeministrit për këngëtarin si një artist dhe talentin që ai ka.
“Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im pasi Luizi dëshmoi veten si një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi, nuk shkoi më tutje se nuk duhej, secili ka diellin e vet dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë. Secili ka diellin e tij, ndaj s’ka një përgjigje për këtë pyetje tani”, tha lideri i PD-së.