Anti-Mafia 6 Tetor 2022, 12:56

A do ta “pastrojë” Bajram Begaj, skandalin Rama-Çuçi në emërimin e Kanushit shef të SHISH?  

Shkruar nga Pamfleti
A do ta “pastrojë” Bajram Begaj, skandalin

A do ta “pastrojë” Bajram Begaj, skandalin Rama-Çuçi në emërimin e Kanushit shef të SHISH?  

Përse e ka ndryshuar emrin, pas studimeve në Selanik?/ Drejtuesit e shërbimeve inteligjente partnere të SHBA-BE, kanë refuzuar të shkëmbejnë informacione me Zv/drejtorin e SHISH kryetar në detyrë, mbasi e konsiderojnë qytetar të zakonshëm pa certifikim e pa dekretim nga Presidenti për drejtimin e shërbimit sekret, për më tepër që deri më 1 gusht 2022 ditën e emërimit, ka qenë këshilltar i Ramës e vazhdon të jetë Sekretar i PS në Njësinë nr. 8- Tiranë

Kryeministri Edi Rama shkoi i alarmuar te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një takim që u tha se ishte për zgjedhjen e kryetarit të SHISH, por takimi ishte për skandalin që Rama e Cuçi kanë bërë me emërimin e Zv/kryetarit të SHISH e kryetar në detyrë, Oljan Kanushi.

Fakti është ky: Drejtuesit e shërbimeve inteligjente partnere të SHBA-BE, kanë refuzuar të shkëmbejnë informacione me Zv/drejtorin e SHISH, Oljan Riza- Muhazez Kanushi, mbasi e konsiderojnë të pa certifikuar e të pa mandatuar nga Presidenti i Republikës.

Jo se deri më 31 gusht 2022, ditën e emërimit Zv/kryetar e Kryetar në detyrë i SHISH, Oljan Kanushi ka qenë këshilltar i Edi Ramës në Kryeministri, akoma Sekretar i Degës së PS në Njësinë nr. 8-Tiranë e patronazhist për administratën qendrore në qeveri. Por sepse, Oljan Kanushi, jo vetëm në detyrën Zv/kryetar i SHISH por dhe si kryetar i komanduar, është emëruar në shkelje të plotë të Kushtetutës e Ligjit Nr. 8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ” të ndryshuar më 29.4.1999 dhe më 12.5.2005.

Sipas nenit 5 të këtij ligji, Kryetari dhe Zv/kryetari i SHISH, emërohen me Dekret nga Presidenti i Republikës, me propozim të kryeministrit, por Oljan Kanushi është emëruar nga kryeministri Edi Rama, me propozim të Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi, i cili si ministër, nuk ka tagër ligjor apo kompetencë urdhrash, mendimesh e kontrolli mbi SHISH.

Pas emërimit Zv/kryetar të SHISH të pa dekretuar, Edi Rama e ka thelluar skandalin, duke e emëruar dhe kryetar, kur Kanushi nuk është i ligjshëm e Kushtetues as si Zv/kryetar i SHISH.

Në Presidencë nuk ka asnjë dokument- propozim të dërguar nga kryeministri Rama për këtë emërim, dhe as Bajram Begaj nuk ka firmosur dekretimin e Zv/kryetarit apo kryetarit të SHISH.

Për të fshirë këtë skandal kushtetues, që iu bë prezent nga partnerët ndërkombëtar, me bllokimin e bashkëpunimit me kreun e paligjshëm të SHISH, kryeministri Edi Rama ka shpejtuar ta pastrojë te Presidenti, të cilin nuk e përfilli kur bëri emërimin e Kanushit.

Ndërkohë që dhe Presidenti Begaj, në shkelje të Kushtetutës, ka heshtur qysh prej datës 31 gusht, kur Oljan Kanushi po drejton SHISH pa dekretin e tij, por me urdhër të kryeministrit Rama.

Thuhet, se Rama i ka kërkuar presidentit Begaj, bërjen e një procedure të re letrash sikur nuk ka ndodhur gjë, por dhe ka çuar propozimin që Kanushi, të behet Kryetar SHISH me mandat.

A do “ta pastrojë” presidenti Bajram Begaj me letra prapa-vepruese, skandalin Rama-Çuçi për emërimin e Oljan Kanushit Zv/shef të SHISH dhe caktimin e tij kryetar?

E themi këtë, ngaqë kryeministri  Edi Rama e ka zhdukur vendimin qeverisë të datës 31 gusht 2022 nga faqja zyrtare e  Këshillit të Ministrave e nga Fletorja Zyrtare./Pamfleti

Lexoni dhe këto shkrime të publikuar nga “Pamfleti”:

https://pamfleti.net/rama-emeroi-shef-te-shish-djalin-e-sekretarit-te-gramoz-rucit-kur-ishte-ne-krye-te-ppsh-tepelene/

https://pamfleti.net/shish-i-kanushit-si-shik-u-i-gazidedes/

Anti-Mafia #Oltjan Kanushi Bajram Begaj SHISH