Politike25 Prill 2022, 16:03

Kërcënim për Sigurinë e SHBA! A do ekstradohet Sali Berisha në Amerikë si ish-presidenti i Hondurasit?!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënim për Sigurinë e SHBA! A do ekstradohet Sali Berisha

Amerikanët duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat që përpiqen të minojnë demokracitë në vende të ndryshme të botës, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të minimizuar këto fenomene dhe për t’iu dhënë një goditje të fortë kësaj kategorie njerëzish, SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “non grata” dhe jo vetëm.

Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në 19 maj të vitit 2021 u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit person “non grata”, ndërsa akuzohet si i përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë. Madje për amerikanët, Berisha cilësohet si rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por si Berisha në botë ka plot politikanë që SHBA u ka shpallur luftë, ndërkohë që kërkon hetimin dhe arrestimin e tyre për llogari të saj.

Njëri prej tyre është ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i cili javën që sapo lamë pas u ekstradua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përballur me akuzat për trafik droge dhe armësh, në një rënie dramatike për një udhëheqës që dikur ishte konsideruar nga autoritetet amerikane si një aleat kyç në luftën kundër drogës.

Mirëpo duke qenë se SHBA-të nuk u ndalën deri sa e ekstraduan për në Amerikës ish-presidentin e Hondurasit, për ta hetuar dhe burgosur atje, pas akuzave të ngritura për të dhe shpalljes “non grata”, gjithkush ngre pyetjen, se a do të ketë të njëjtin fat si zoti Hernández, ish-kryeministri Berisha, duke iu dorëzuar autoriteteve amerikane? Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Ish-presidenti Hondurasit ekstradohet në SHBA

Vetëm tre muaj pas largimit nga detyra, Hernández nën pranga, hipi në një aeroplan me agjentë të Agjencisë amerikane për Kontrollin e Drogës, me destinacion Shtetet e Bashkuara, ku ai përballet me akuza në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland theksoi javën që shkoi se Hernandez abuzoi me pozitën e tij si President i Hondurasit nga viti 2014 deri në 2022, duke e menaxhuar vendin si një narko-shtet.

Në dokumentet e gjykatës, prokurorët amerikanë pretendojnë se Hernandez ishte përfshirë në një “komplot korrupsioni dhe të dhunshëm të trafikut të drogës” që transportoi më shumë se 550 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në një komplot të trafikut të drogës, pronësi armësh zjarri dhe pajisjesh shkatërruese, si edhe komplot për të siguruar armë zjarri dhe pajisje shkatërruese.

Prokurorët e akuzojnë ish-presidentin Hernandez se ka marrë miliona dollarë nga kartelet e drogës, përfshirë nga bosi famëkeq meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Ata pretendojnë se ai i përdori paratë për të financuar fushatat e tij politike dhe u angazhua në mashtrimin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të Hondurasit të viteve 2013 dhe 2017. “Në këmbim, trafikantët e drogës në Honduras u lejuan të vepronin praktikisht pa u ndëshkuar.

Ne e akuzojmë Hernándezin se ka korruptuar institucionet publike legjitime në vend – përfshirë pjesë të policisë kombëtare, ushtrisë dhe Kongresit të vendit”, theksoi zoti Garland. Hernández u arrestua në shtëpinë e tij në Tegucigalpa në shkurt me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Ai u shoqërua nën pranga para gazetarëve, një pamje që shumë qytetarë të Hondurasit nuk e kishin imagjinuar kurrë. Gjykata e Lartë e Hondurasit hodhi poshtë ankesën e tij ndaj vendimit të një gjyqtari në favor të ekstradimit. “Trafikimi i drogës nxit krimin e dhunshëm dhe varësinë prej saj; ai shkatërron familjet dhe shkatërron komunitetet.

epartamenti i Drejtësisë është i përkushtuar të shkatërrojë të gjithë ekosistemin e rrjeteve të trafikut të drogës që dëmtojnë popullin amerikan, pavarësisht se sa larg apo sa lart duhet të shkojmë”, nënvizoi Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland.

Hernández mohon akuzat

Hernández ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje. Në një video-mesazh të publikuar të enjten, ai tha: “Unë jam i pafajshëm; kam qenë dhe jam duke iu nënshtruar padrejtësisht ndjekjes penale.”

Ai ka thënë se është viktimë e trafikantëve të drogës që ai ka ekstraduar, të cilët sipas tij tani po gënjejnë për t’u hakmarrë.

Prokurorët amerikanë kanë punuar për vite me radhë duke plotësuar dosjet për çështje që nga trafikantët e nivelit të ulët të drogës dhe politikanët lokalë, tek bosët e krimit të organizuar që përdorën lidhjet e tyre politike dhe lidhjet me kartelet e trafikut të drogës në Kolumbi dhe Meksikë për të transferuar tonelata kokainë në Shtetet e Bashkuara. Shumë prej tyre dëshmuan për pagesat që i ishin dhënë Hernándezit ose njërit prej vëllezërve të tij, gjithashtu politikan./ Marrë nga Gazeta “Sot”

Politike #honduras Berisha