Kulture 6 Janar 2023, 20:43

A do të flasë Jeton Lami për fatin e Ervis Martinajt? Prokuroria kërkon të rimarrë në pyetje ish-efektivin

Shkruar nga Pamfleti
A do të flasë Jeton Lami për fatin e Ervis Martinajt? Prokuroria

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar që ish-polici Jeton Lmai të rimerret në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Ndonëse që në verë ka nisur një hetim nga disa prokurori dhe policia për të zbuluar se cili është fati i Ervis Martinajt, ende nuk ka një konkluzion. Personi i cili ndoshta di më shumë nga të gjithë është Jeton Lami.

Ish-efektivi i forcave operacionale u arrestua sepse bashkëpunonte me Martinajn. Ai është personi i fundit që pati kontakt me të. Lami akuzohet për shpërdorim detyrë. Lami ka refuzuar të bashkëpunojë, por Prokuroria e Kurbinit ka hedhur një tjetër hap.

Gjithashtu e Prokuroria e Kurbinit kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Lamin.

Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u vu në pranga më 23 gusht nga policia e Lezhës. I cili deri me tani nuk e ka hapur ende gojën për të rrëfyër atë që di për Martinajn.

Jeton Lami për herë të fundit ka lëvizur me makinë me Ervis Martinajn në Durrës e Tiranës, në datat 5 dhe 7 gusht, pamje të cilat janë dokumentuar nga filmime të kamerave të sigurisë.

Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz “Audi A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Nga materialet hetimore të depozituara në masën e sigurisë në gjykatën e Kurbinit rezultojnë dhe dëshmitë e të afërmve të Martinaj mes tyre dhe babait të biznesmenit. Pak ditë më parë pati dhe një kontroll në banesën e tij, por u gjetën vetëm armë. Deri më tani po hetohet në dy pista, ajo e rrëmbimit dhe vrasjes së Ervis Martinajt nga grupet rivale. Ndërsa pista tjetër është se ai është gjallë dhe e ka stisur historinë e zhdukjes.

Karikatura #martinaj jeton lami