Showbiz 9 Shkurt 2022, 18:24

A do të jenë 5 banorë në finalen e madhe të “Big Brother VIP”

Shkruar nga Pamfleti
A do të jenë 5 banorë në finalen e madhe të “Big

A do të jenë 5 banorë në finalen e madhe të "Big Brother VIP"

Mbrëmjen e djeshme një prej banorëve të “Big Brother Vip” kërkoi që të ishin 5 lojtarë në finalen e madhe për çmimin 115 mijë euro.

Ishte Einxhel Shkira ajo që propozoi gjatë spektaklit që në finale të shkojnë pesë banorë dhe jo katër nga ç’është vendosur. Ajo dha idenë që një shumë prej 15 mijë eurosh nga çmimi i madh t’i jepej finalistit të 5-të.

Banorët e kanë diskutuar me njëri-tjetrin pas spektaklit ku të gjithë ranë dakord që ky propozim të merrej në konsideratë nga “Vëllai i madh”. Gjatë ditës së sotme atyre u ka mbërritur zarfi i bardhë në të cilin shkruhej se vendimi nuk do të ndryshonte dhe me 18 shkurt do të jenë vetëm 4 finalistë.

“Banorë, vendimi për katër finalistë mbetët i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e tjerë”, thuhej në vendim.

Showbiz Big Brother Vip