Editorial19 Tetor 2022, 13:38

A do të kenë kandidatët e opozitës vulën “Non Grata”?

Shkruar nga Pamfleti
A do të kenë kandidatët e opozitës vulën “Non

Zgjidhja e vetme për “bashkimin” është një listë civike e opozitës, e përbashkët me kandidatët për kryetar dhe për këshilltarë, të cilët duhet të pasqyrojnë e përfaqësojnë frymën e bashkimit…

Bashkimi i opozitës shqiptare rrotull një kandidati për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm është e vetmja rrugë për të përballuar fort Edi Ramën, e për të arritur sukses.

Formula e 6 marsit me Shtëpinë e Lirisë, është vetëm një “short cut” i bërë me mendjelehtësi, që jo vetëm e ka të garantuar humbjen, por edhe ndikon edhe më gjatë në depresionin jo vetëm të opozitës, për të gjithë shoqërisë.

Megjithatë, thelbi i asaj që po konsiderohet një “bashkim”, do të duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mbjellë një farë për të ardhmen.

Një farë që të mbijë si një opozitë e re, krejt e re, ku kryetarët e bashkive apo këshilltarët, do të jena baza e një opozite të re, që prej 3 vitesh kishte dalë nga sistemi. Pra bëhet fjalë për një “fillim të ri” siç është metafora në Bibël, siç është edhe metafora e një bime që ka mbirë mbi një tokë të freskët.

Por, nuk ka asnjë logjikë që një “fillim i ri” të mbijë me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Berisha, me një dinakëri të kuaruar mirë, po operon sipas termit “Fait Accompli”, pra me logjikën e faktit të kryer, të cilin gjithçka komandon opozita, në një pozitë ku veten e konsideron kryetar i Partisë Demokratike. E ky është një ngërç apo “nyje gordiane” që Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi duhet ta presin menjëherë.

Nuk ka asnjë problem politik në thelb në qoftë se Ilir Meta dhe Sali Berisha do të mbështesin kandidatët e përbashkët. Por në formulën e tyre politike, kandidatët ose do të duhet të regjistrohen si kandidatë të PD-së zyrtare ose të një subjekti politik i përbashkët opozitar, ku si Berisha e si Meta nuk do të kenë asnjë rol.

Lehtësia me të cilën e trajtoi Gazmend Bardhi mbrëmë këtë argument është paksa i çuditshëm, pasi thelbi qëndron tek vula politike dhe ajo administrative.

Mirë kandidatët për kryebashkiakë do të jenë të përbashkët, po këshilltarët këtë përfaqësojnë? Bota e ka zgjedhur me kohë këtë, e përgjithësisht këshilltarët janë pjesë e listës civike të kandidatit për kryetar.

Pra zgjidhja e vetme për “bashkimin” është një listë civike e opozitës, e përbashkët me kandidatët për kryetar dhe për këshilltarë, të cilët duhet të pasqyrojnë e përfaqësojnë frymën e bashkimit.

Vetëm kjo zgjidhje i jep opozitës dy gjëra: të drejtën për të dalë në zgjedhjet e përgjithshme si një identitet i ri politik, që më shumë sesa interesat e partizave, ka vënë rëndësinë e opozitës që nuk e do Edi Ramën të qeverisë.

E mbi këtë identitet të ri, që natyrisht kështu do të ketë sukses, atëherë duhet të nisë riorganizimi i skuadrës së re opozitare, e cila duhet të paktën tani për tani të ketë distancim social me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ndryshe, çdo zgjidhje tjetër do të ketë në këmbë si gjyle të burgosurish, vulën dhe shenjën “Non Gratës” zyrtar dhe atij të pritshëm. Pra Metës dhe Berishës. /Pamfleti

Editorial Alibeaj Berisha Non-Grata vula

Editorial