Mbrëmje e sotme, kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka folur në lidhje me dialogun me Serbinë nëse ai do të zgjidhet kryeministër.
Ai u shpreh se prioritet i tij është t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa shtoi se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qytetarëve.
Ndër të tjera ai tha: “Ajo që ofrojmë ne është drejtësi dhe punësim. Janë dy çështje që i ofrojmë si qeveri e re për qytetarët e Kosovës. Sipas të gjitha matjeve të opinionit dialogu me Serbinë nganjëherë janë prioriteti i gjashtë e ndonjëherë i shtati. Kurrë s’janë tri të parat. Unë duhet t’i përgjigjem qytetarëve. Nuk po them që s’do të merrem me atë por nuk është prioritet as i qytetarëve dhe ai i imi”.
Pyetje: Po rreth marrëveshjes së Uashingtonit?
Kurti: Ne duhet të forcojmë shtetin. S’po them se s’do të dialogojmë me Serbinë por nuk është në prioritetet e para kjo.