alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

A do të mbyllet e ashtuquajtura Qendra Humanitare ruso-serbe në Nish?

27/06/2022, 13:40
ne Ballkani, Kryesore
A A

E ashtuquajtura Qendra Humanitare ruso-serbe në Nish është në pritje të statusit diplomatik që nga viti 2014 dhe pikërisht kjo kërkesë e palës ruse çoi në tensione diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëllimin e vërtetë të SRHC-së si “biznes spiunazhi”. Në vitin 2017, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i ngarkuar me Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee kishte shprehur shqetësimin se Qendra mund të shndërrohet në një “spiun” dhe se Serbia, nëse i jepet statusi diplomatik, mund të humbasë kontrollin mbi një pjesë të territorin e saj.

Disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë propozuar një Projektrezolutë që kërkon largimin të ashtuquajturës “Qendra Humanitare serbo-ruse në Nish”.


-Lexo edhe:

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Sipas një njoftimi, propozimi i kërkon nga Serbia që praktikisht ta mbyllë këtë qendër.

“Deputetë të Parlamentit Evropian kanë dorëzuar ndryshimet e Projektrezolutës mbi Serbinë, dhe në mesin e tyre është ajo që i referohet Qendrës ruse në Nish – praktikisht kërkohet largimi i saj”, thuhet në njoftim.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka thënë se mos largimi i kësaj qendre të inteligjencës ruse, do të nënkuptonte që Serbia është kundër interesave perëndimore.

“Duke mos e larguar këtë hapësirë të inteligjencës ruse, Serbia tregon se me dëshirë i bashkohet perandorisë anti-perëndimore të Rusisë”, ka shkruar Bugajski në Twitter.

By not eliminating this Russian intelligence outpost Serbia demonstrates that it willingly aligns with the anti-Western Russian empire. https://t.co/1pSC6UvOPH

— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) May 24, 2022

Pas kritikave të shumta, Serbia planifikon të ndryshojë statusin e të ashtuquajturës Qendra Humanitare serbo-ruse (SRHC) në Nish, që do të ishte hapi i parë drejt shfuqizimit të organizatës, e cila ka qenë objekt polemikash që nga themelimi i saj.

Siç shkruajnë mediet serbe, ky vendim, që duhet të merret zyrtarisht nga qeveria e re, e cila vjen pas kërkesave ndaj vendit për t’u harmonizuar me politikën e jashtme evropiane, duke i vendosur sanksione ekonomike Rusisë, por edhe të ndërpresë bashkëpunimin me rusët që gjenden në SRHC, transmeton pamfleti.

Qendra, e cila u themelua në vitin 2012, e që thuhet se ka për qëllim intervenimet në rast të fatkeqësive dhe emergjencave natyrore, qysh në fillim është përcjellë me polemika dhe akuza lidhur me synimin e vërtetë të kësaj, ku për funksion ka spiunazhin.

Në të njëjtën kohë, ka kërkesa për shfuqizimin e SRHC-së, të cilat janë intensifikuar sërish për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Mesazhet e fundit erdhën nga Parlamenti Evropian, ku në Projektrezolutën për Serbinë, kërkohet ndërprerja e “çdo bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, siç është Qendra rajonale Humanitare në Nish”. Kërkesa të ngjashme kanë ardhur edhe nga opozita serbe, por edhe nga individë të koalicionit qeverisës.

Zyrtarët evropianë prej muajsh e kanë paralajmëruar Beogradin se Serbia, si vend kandidat, duhet të ndjekë politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Igor Novakoviq, drejtues i hulumtimeve në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (ISAC) thekson se asnjë shtet anëtar nuk ka një institucion të ngjashëm siç është SRHC-ja.

Ai thotë gjithashtu se opsioni i shfuqizimit të Qendrës duket i mundshëm sepse objekti nuk ka funksionuar siç ishte paralajmëruar për vite me radhë.

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq shprehet se në rrethanat aktuale ndërkombëtare, heqja e SRHC-së është çmimi më i ulët që Qeveria e Serbisë mund ta paguajë për të treguar gatishmërinë për bashkëpunim me Perëndimin.

“Qendra ka qenë gjithmonë nën hijen e këtyre trazirave mes Rusisë dhe Perëndimit”, shprehet Radiç.

Sipas tij, mbyllja e SRHC-së do të ishte një skenar real, para së gjithash sepse Qendra nuk e përmbush detyrën bazë për të cilën është krijuar.

SRHC si qendër e spiunazhit dhe propagandës ruse

Një nga të paktët zyrtarë të koalicionit qeverisës që kërkon publikisht mbylljen e Qendrës është Dragan Shormaz nga partia SNS që drejtohet nga Aleksandar Vuçiç.

Shormaz ende nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet ekzekutive për thirrjet e tij për ta bërë këtë. Ai vlerëson se SRHC-ja në fakt është një qendër spiunazhi dhe e propagandës ruse për zhvillimin e një lufte hibride në Serbi.

SRHC në fillim të vitit ka marrë një tjetër parcelë në shfrytëzim nga qyteti i Nishit, në të cilin, sipas njoftimeve nga Qendra, do të vendosen simulatorët më modernë, të cilët do të sillen nga Rusia. Toka ndodhet pranë Aeroportit “Konstandini i Madh”.

Zgjerimi i Qendrës përkon me deklaratën e fundit të ministrit rus të Mbrojtjes Civile se ai vend do të vazhdojë të zgjeroj objektin në Nish.

Statusi special dhe imuniteti diplomatik?

E ashtuquajtura Qendra Humanitare ruso-serbe në Nish është në pritje të statusit diplomatik që nga viti 2014 dhe pikërisht kjo kërkesë e palës ruse çoi në tensione diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëllimin e vërtetë të SRHC-së si “biznes spiunazhi”.

Në vitin 2017, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i ngarkuar me Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee kishte shprehur shqetësimin se Qendra mund të shndërrohet në një “spiun” dhe se Serbia, nëse i jepet statusi diplomatik, mund të humbasë kontrollin mbi një pjesë të territorin e saj.

SRHC-ja u krijua në prill të vitit 2012 në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Rusisë, e nënshkruar në Nish nga ministri i atëhershëm i Brendshëm, Ivica Daçiq dhe ministri rus i Situatave Emergjente, Sergei Shoigu.

Sipas dispozitave, marrëveshja zgjatet automatikisht për pesë vjet, përveç nëse njëra palë, gjegjësisht Qeveria e Rusisë ose e Serbisë, nuk e njofton tjetrën për qëllimin e saj për ta ndërprerë, së paku gjashtë muaj para skadimit të afatit të vlefshëm, transmeton Pamfleti.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
BE dhe Edi Rama

BE dhe Edi Rama

Eurodeputetja gjermane: Ballkani i Hapur rrezikon procesin e anëtarësimit në BE, nismë pa kritere

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

19/08/2022, 12:14

Twitter godet anëtarët e partisë së presidentit Vuçiç

19/08/2022, 11:59
Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56
Putin i tregon 'dhëmbët' NATO-s!

Putin i tregon ‘dhëmbët’ NATO-s!

19/08/2022, 11:53

“Do përfundoni poshtë gomave të makinës”, Gledis Nano pezullon policen “hot” në Elbasan që shau dhe ofendoi gazetarët 

19/08/2022, 11:41
Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

19/08/2022, 11:40
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In