Showbiz29 Janar 2022, 12:55

A do të rikthehet Einxhel në ‘Big Brother VIP’? Produksioni komunikon vendimin e rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti

A do të rikthehet Einxhel në ‘Big Brother VIP’? Produksioni komunikon vendimin e rëndësishëm

Pas operacionit që kreu ditën e djeshme, Einxhel Shkira do të rikthehet në ‘Big Brother VIP’. Produksioni ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar duke thënë se moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë.

Postimi:

“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Stafi bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimin me ekipin mjekësor. Gjatë spektaklit u transmetuan pamjet nga momenti që Einxhel la shtëpinë për të shkuar drejt spitalit. Ajo ndoqi live spektaklin nga spitali, nga ku falënderoi banorët për ndihmën që i dhanë pas incidentit që pësoi.

 “Banorët më kanë dhënë një suport dhe shërbim maksimal në shtëpi. Nuk jam e surprizuar sepse e di që janë njerëz të mrekullueshëm që të gjithë. I kam parë të trembur kur më shikonin duke qarë. Ana humane është te gjithsecili dhe i falënderoj që janë ashtu siç janë.”, tha Einxhel.

Showbiz Big Brother Vip Einxhel Shkira