Bota19 Gusht 2022, 13:12

A do t'i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

Shkruar nga Pamfleti
A do t'i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës

A do t'i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

Momente tensioni në Podgoricë. Teksa është nisur për t’ju bashkuar seancës parlamentare, ku do t’i nënshtrohet votëbesimit, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ka dhënë një koment të shkurtër për mediat. Këto të fundit thonë se Abazovic i pranon të dyja verdiktet e testit të sotëm. Nëse Qeveria e tij nuk e kalon votëbesimin, atëherë Abazovic thotë se do të zbatojë protokollin.

Megjithatë, sido që t’i shkojë fati politik, Abazovic garanton qytetarët malazez, se lufta pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit do të vazhdojë, për të përmbushur kriteret në rrugën e integrimit të vendit.

“Varet nëse sot nuk do të krijohet një shumicë e re, që është ndoshta më realiste. Pastaj pritet që kjo mazhorancë të kryejë proceset e ardhshme. Në këtë rast, ne do t’ia dalim. Përderisa mandati është në dorën e kryeministrit, qytetarët mund të jenë të qetë për luftën kundër krimit. Në momentin që mekanizmi i kalon presidentit, përgjegjësia shkon tek ai,”- thotë Abazoviç.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, Abazoviç u përgjigj: “Në momentin që unë jap dorëheqjen, duhet të shkoj te presidenti i vendit, teorikisht”.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, duhen votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Rajoni Abazoviç Mali i Zi qeveria Reagim votëbesim