Politike24 Mars 2022, 21:12

A duhet të kandidojë sërish Lulzim Basha? Salianji: Do të ishte turpërim!

Shkruar nga Pamfleti
A duhet të kandidojë sërish Lulzim Basha? Salianji: Do të

A duhet të kandidojë sërish Lulzim Basha? Salianji: Do të ishte turpërim!

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

Për “Radari Informativ”, në Abc, Salianji tha se nëse Basha do të kishte në plan të kandidonte për kreun e PD-së ky do të ishte një turpërim për të.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: A duhet të kandidojë sërish Lulzim Basha?

Salianji: Në logjikën time Jo. Me aq sa kam punuar me të, këshilla ime do të ishte se ky është turpërim.

Xhokaxhi: Sali Berisha në krye të PD, a e shihni si kryeministër?

Salianji: Unë po e them edhe njëherë se është momenti për bashkim, por mendoj se zoti Berisha duhet t’i lërë hapësirë dikujt tjetër që të çojë partinë përpara.

Politike Lulzim Basha salianji