Anti-Mafia30 Janar 2023, 13:16

A është Bashkim Ulaj, “mblesi” që e lidhi Edi Ramën me Agron Nezën e prej këtij me McGonigal?

Shkruar nga Pamfleti
A është Bashkim Ulaj, “mblesi” që e lidhi Edi

A është Bashkim Ulaj, “mblesi” që e lidhi Edi Ramën me Agron Nezën e prej këtij me McGonigal?

Njohja është bërë, gjatë një vizite që Edi Rama bëri enkas në New Jersey më 9-10 prill 2016, ndërsa më 11-13 prill qëndroi në New York, vizitë që e deklaroi si event për transmetimin e dokumentarit “Besa e shqiptarëve për hebrenjtë”, dhe si takim me shqiptarët në SHBA, për gjoja parapërgatitjen e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës, që u mbajt më 18-20 nëntor 2016 në Shqipëri, ku Agron Neza ishte “Delegat Nderi”

Pas skandalit “Rama- McGonigal”, kanë dalë e do vazhdojnë ta dalin prova, dëshmi dhe indice që krijojnë hamendësime, por një gjë e vërtetë: Oligarku tropojano- amerikan Bashkim Ulaj, është mik i ngushtë e në lidhje krushqie me sekserin tropojano-amerikan Agron Neza.

Ata që i njohin të dy dhe ua dinë punët e pista në SHBA, në Mal i Zi, Kosovë e Shqipëri, thonë se ka qenë oligarku Bashkim Ulaj, ai që e ka lidhur Edi Ramën me Agron Nezën, gjatë vizitës së Kryeministrit bërë enkas në New Jersey më 9-10 prill 2016, si dhe më 11- 13 prill në New York.

Këtë vizitë, Rama e deklaroi si event për transmetimin e dokumentarit “Besa e shqiptarëve për hebrenjtë”; dhe si takim me shqiptarët në SHBA, për gjoja parapërgatitjen e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës, që u mbajt më 18-20 nëntor 2016 në Shqipëri.

Po ato ditë, nëpërmjet Agron Nezës, kryeministri Edi Rama ka kontaktuar e ka darkuar për herë të parë me Charles  McGonigal, mbasi Neza kishte lidhje të ngushtë me zyrtarin e FBI dhe ai krijoji konfidencialitet e mirëbesim me Edi Ramën, aq sa i pranoi një ftesë private në Tiranë.

Agron  Neza, tha se për herë të parë me Edi Ramën, është takuar 2 minuta në vjeshtën e vitit 2017 në kryeministri, nëpërmjet ish-zyrtarit të FBI, Charles  McGonigal, që siç doli e ka përdorur si spiun e sekser punësh të pista.

Por Agron Neza, nuk tha të vërtetën, që nuk u ndodh rastësisht në Tiranë, atë ditë dhe pikërisht në zyrën e Edi Ramës bashkë me Dorjan Duçkën, kur në fakt ishte si “i shtëpisë” dhe  pjesë e ftesës private që i është bërë Charles  McGonigal; ndërsa njohjen me Ramën dhe lidhjen  e tij me zyrtarin e FBI e bëri qysh më 10-13 prill 2016.

Ka disa fakte, që bindin se “kumbari” i lidhjes së Edi Ramës me tropojanin Agron Neza, ka qenë tropojani Bashkim Ulaj, ndërsa  lidhjen mes Ramës e Charles  McGonigal e ka bërë Agron Neza.

Brenda 1 viti pas lidhjes që i bëri me Agron Nezën, firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt mori 33 milionë Euro tenderë, 7 licenca për TEC-e, 11 leje ndërtimi, 1 leje për resort- hotel- kazino në Rinas; leje dhe 32 mijë m2 troje pronë shtetërore falas në Tiranë për kulla, 210 hektarë gurore dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar me dyfishin e vlerës.

Më 2018, Edi Rama  i dha 30 milionë Euro tenderë të Unaza e Re dhe OST me letra amerikane false, ndërsa pas plasjes së skandalit, ndikoi që Bashkim Ulaj të mos përfshihej në dosjen  penale, si dhe i riktheu lincenën e agjencisë bankare “Platinium” hequr nga Banka e Shtetit, të cilën oligarku Ulaj e përdorte për transferta të ofshoreve e  trafiqeve.

Ndoshta nuk janë të vërteta, fjalët që kanë dalë nga Kadastra e Vlorës, se Charles McGonigal dhe Agron Neza, kanë në pronësi nga 5000 m2 tokë pronë shteti në bregdetin e Jalës./Pamfleti

Anti-Mafia