alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

A është Kristofor Kolombi fajtor, për të gjitha plagët sociale të botës?

17/10/2021, 18:25
ne Sociale
A A
A është Kristofor Kolombi fajtor, për të gjitha plagët sociale të botës?

A është Kristofor Kolombi fajtor, për të gjitha plagët sociale të botës?

Nga Randall Condra


-Lexo edhe:

Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

Shqipëria po plaket shpejt! Mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

A ishte ai një eksplorues i madh, një heroi i Botës së Vjetër, që zbuloi Botën e Re? Apo një njeri që ishte fajtor për pushtimet, gjenocidin dhe skllavërinë? Si duhet të mendojmë sot për Kristofor Kolombin? Ai e dyfishoi madhësinë e botës së njohur deri në kohën e tij, dhe i dha njerëzimit një mundësi të re për të zhvilluar dhe zgjeruar konceptin e lirisë, duke çuar përfundimisht në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, pushtimi, kolonizimi dhe skllavëria ekzistonin që të gjitha shumë kohë para se ai të ekzistonte. Sigurisht, askush nuk mund të anashkalojë skllavërinë 400 vjeçare, apo shfarosjen e popujve indigjenë të Amerikës. Por është e padrejtë të fajësohet Kolombi për një institucion që ka ekzistuar gjithmonë.

Skllavëria ka ekzistuar në kohën e Romës së lashtë, si dhe në kohët biblike. Ndoshta ka ekzistuar dhe në kohët parahistorike, dhe ndoshta edhe në mesin e paraardhësve tanë para-njerëzorë në Afrikë. Duam apo nuk duam, që të gjithë e kemi prejardhjen nga skllevërit.

Para historisë moderne, afrikanët ishin duke e skllavëruar njëri -tjetrin. Romakët morën shumë skllevër nga zonat në jug të Saharasë. Gjatë një periudhe prej 1 mijë vjetësh, myslimanët në Afrikën e Veriut, morën si robër rreth 10 milionë zezakë afrikanë.

Kur evropianët mbërritën atje duke kërkuar krahë pune të lirë për t’i shfrytëzuar në plantacionet e tyre në Botën e Re, ata ishin në gjendje që t’i shfrytëzonin ato rrjete ekzistuese skllevërish. Në shekujt që pasuan Kolombin, kolonistët britanikë në Amerikën e Veriut i zgjeruan idealet e vetëqeverisjes, të cilat përfundimisht do ta dënonin dhe nxirrnin jashtë ligjit skllavërinë.

Pra edhe kur skllavëria po zgjerohej, dhe teksa shoqëritë vendase dhe qytetërimet e tyre po shkatërroheshin, koncepti i lirisë po mbinte në këtë Botë të Re që kishte zbuluar Kolombi.

Brenda 3 shekujsh, kjo farë lirie çoi në pretendimin “e qartë të Tomas Xhefersonit”, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

Me kalimin e kohës, ideja se të gjithë njerëzit duhet të kenë një zë të barabartë në zgjedhjen e qeverisë së tyre, u forcua gjithnjë e më shumë. Në fund, skllavëria do të rezultonte e papajtueshme me besimin tek barazia. Gjatë Revolucionit Amerikan, skllavëria u ndalua me ligj në Territorin Veriperëndimor, dhe Kushtetuta e re amerikane ndaloi importimin e skllevërve pas vitit 1808.

Parë në këtë kontekst historik, udhëtimet e Kristofor Kolombit shënojnë fillimin e fundit të skllavërisë. Deri në vitin 1860, në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara ishte krijuar një shoqëri e cila ishte e gatshme të sakrifikonte jetën e mbi 600.000 burrave të bardhë, për t’i dhënë fund skllavërimit të zezakëve në Amerikë.

Me kalimin e kohës, konceptet e lirisë, vetëqeverisjes, drejtësisë dhe barazisë, prodhuan një sistem gjyqësor në Shtetet e Bashkuara, i cili do të fillonte të adresonte ankesat jo vetëm të zezakëve, por edhe të indianëve të Amerikës. Kolombi i robëroi vendasit dhe hodhi hapat e parë drejt kolonizimit.

Por nuk është e vështirë të imagjinohet se njerëzit e Hemisferës Perëndimore – nëse do të kishin ndërtuar më parë armë zjarri, topa dhe anije – nuk do t’i kishin shfarosur popujt evropianë, s’do t’i kishin skllavëruar afrikanët, apo nuk do të kishin kolonizuar gjithë botën.

Institucioni i skllavërisë, i lindur në Afrikë, mori fund në shoqërinë e re që ishte zhvilluar në Amerikën e Veriut pas udhëtimeve të Kolombit. Ai i hapi derën të ardhmes së botës, një e ardhme në të cilën skllavërisë mund t’i jepej fund, dhe ku ligji dominues do të ishte ai i barazisë.

Me gjithë të metat e tij serioze personale, ne e vlerësojmë Kolombin jo vetëm si një eksplorues të madh, por edhe si njeriun, zbulimi i të cilit e vendosi botën në rrugën drejt lirisë.

Historia e Amerikës përmban padyshim edhe gabime të mëdha, por ndërkohë ajo ka sjellë përparime të mëdha të gjendjes së shoqërisë njerëzore. Ne i bëjmë një padrejtësi Kolombit kur e fajësojmë atë për sëmundjet e botës në të cilën ai jetoi, dhe për historinë që ai trashëgoi. / “Dispatch” – Bota.al

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ana e errët e influencuesve në mediat sociale
Sociale

Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

25/05/2022, 13:18
Shqipëria po plaket shpejt! Mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Sociale

Shqipëria po plaket shpejt! Mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

24/05/2022, 9:22
2020, Durrësi dhe Fieri, me rënien më të madhe të të ardhurave për frymë, Elbasani dhe Kukësi me rritje
Ekonomi

2020, Durrësi dhe Fieri, me rënien më të madhe të të ardhurave për frymë, Elbasani dhe Kukësi me rritje

23/05/2022, 7:42
Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar
Bota

Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar

22/05/2022, 8:55
Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit
Sociale

Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

22/05/2022, 7:47
Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës
Europa

Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës

21/05/2022, 10:17
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Mauro Ikardi në depresion pas ndarjes nga Uanda Nara, sulmuesi argjentinas nuk del në stërvitje me PSG-në

Mauro Ikardi në depresion pas ndarjes nga Uanda Nara, sulmuesi argjentinas nuk del në stërvitje me PSG-në

Ervin Salianji: Siguria publike në nivel alarmant, frika e ankthi është ajo që mbizotëron

Ervin Salianji: Siguria publike në nivel alarmant, frika e ankthi është ajo që mbizotëron

Lajmi i Dites

Shaip Kamberi nuk u zgjodh deputet sepse shqiptarët votuan për partitë serbe!

28/05/2022, 21:20

Lajmet e fundit

Nuk ka hakmarrje për Liverpulin, Reali ‘padron’ i Europës për herë të 14, qielli i Parisit ‘gërvishet' me ngjyrat e Los Blancos

Nuk ka hakmarrje për Liverpulin, Reali ‘padron’ i Europës për herë të 14, qielli i Parisit ‘gërvishet’ me ngjyrat e Los Blancos

28/05/2022, 23:48

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil ju marrin jetën 35 personave

28/05/2022, 23:00
“Merrni shembull nga Tirana, finalja e Champions League të luhet atje vitin tjetër”, rrjeti çmendet me Parisin për organizimin e dobët

“Merrni shembull nga Tirana, finalja e Champions League të luhet atje vitin tjetër”, rrjeti çmendet me Parisin për organizimin e dobët

28/05/2022, 22:56

Akuzat për tradhti, ish-presidenti i Ukrainës nuk lejohet të largohet nga vendi

28/05/2022, 22:49

Nga gjyqi i Azem Hajdarit, te komentet për Bora Zemanin, rrëfimi ndryshe i Ngjelës: Moderatorja ka pushtuar gjithë mediat me bukurinë e saj

28/05/2022, 22:40
Përfundon pjesa e parë/ Liverpuli superior, VAR-i i prish festën Benzemasë, paqe në 45 minuta

Përfundon pjesa e parë/ Liverpuli superior, VAR-i i prish festën Benzemasë, paqe në 45 minuta

28/05/2022, 22:36
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka bërë një rrëfim ndryshe në një studio televizive. Ai ka folur për jetën e tij.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #borazemani #spartakngjela #avokati #azemhajdari #shqiperia #lajmeshqip
  • Një absurd që të lë pa fjalë dhe ta ndalë frymën sa herë që mendon pasojat e politikës hegjemoniste serbe në degradimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Serbinë e Jugut, atje ku po pasivizohen adresat e shqiptarëve dhe po përthahet trungu etnik shqiptar. Medvegja, Bujanoci e Presheva janë shndërruar në vilajete të errta të politikave diskriminuese serbe dhe ishte pikërisht deputeti Shaip Kamberi, ai i cili në mes të Beogradit demaskonte me fuqinë e argumentit pasojat e këtyre politikave.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #shaipkamberi #kosovo #shqiperia #politica #medvegja #bujanoci #presheva
  • Sipas të dhënave të Kuvendit, për muajin prill kanë shkuar për benefitet e deputetëve, 14,265,163 lekë të reja.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #kuvendiishqiperise #deputeti #lajme #lajmeshqip #shqiperia #kosovo #tirana

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In