Për skandalin po hesht edhe Edi Rama, por ka zëra brenda PS, se këto ditë do ta spostojë Taulant Ballën nga të gjitha postet që mban e do ta kërcënojë të mbyll gojën, siç ka vepruar me shumë drejtues të partisë e qeverisë, të përfshirë në krime e të përdorur prej tij për afera korrupsioni
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka porositur zyrtarët e saj të ndërpresin komunikimet e çdo lloji dhe të evitojnë kontaktet me Taulant Ballën, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, qoftë edhe nëse ai i telefonon apo ndodhen në të njëjtat mjedise më të.
Kjo masë që logjikisht është rekomandur nga DASH, është marrë pas plasjes së skandalit, se Taulant Balla, figura politike e parlamentare nr. 2 në PS, është përgjuar nga prokuroria në muajin shkurt 2016, për përfshirje në vrasjen e një avokati në Elbasan.
Deputeti Taulant Balla, nuk po reagon për këtë skandal të trefishtë: akuza e drejtësisë për përfshirjen në vrasjen e avokatit Ravik Gurra; provën e ndikimit te drejtësia për të mos e hetuar, dhe për të ndalur e zhdukur përgjimet ndaj tij.
Ndërsa Ambasada e SHBA, që siç duket di më shumë detaje konkrete për këtë rast e të tjera në lidhje me aktivitetin e tij, ka urdhëruar diplomatët e saj në Tiranë, të shkëpusin kontaket zyrtare e private me Taulant Ballën.
Kjo është shpërfillje e plotë, që DASH po i bën Taulant Ballës, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, për shkak të provës si i përfshirë në veprimtari grupesh kriminale, mbrojtës i kriminelëve duke i përdorur për vota në Elbasan.
Këtë qëndrim të SHBA, mund ta ketë përforcuar dhe përgjimi tjetër, ku Taulant Balla rezulton se ka pasur lidhje edhe me një bandë kriminale në zonën veriore të Shqipërisë, të cilës i ka dalë garant për miratim ligjesh favorizuese.
A është sinjal për “non grata” ndaj Taulant Ballës, fakti që brenda 3 ditësh pas plasjes së skandalit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndërperë kontaktet me të si politikan i përshirë në grupe kriminale?
Të shohim në vazhdim, por këtë shenjë e dha vetë Taulant Balla në seancën parlamentare të aferës së Portit Detar, ku nuk reagoi ndaj akuzës që i bëri Sali Berisha, por as në fjalën e tij, Taulanti nuk e quajti Saliun “plaku non grata”, siç bënte më parë.
Për skandalin po hesht edhe Edi Rama, por ka zëra brenda PS, se këto ditë do ta spostojë Taulant Ballën nga të gjitha postet që mban e do ta kërcënojë të mbyllë gojën, siç ka vepruar me shumë drejtues të partisë e qeverisë, të përfshirë në krime dhe të përdorur prej tij për afera korrupsioni./Pamfleti
Lexoni edhe: