
A i konsumoi 344 pije të gazuara brenda 1 muaji? Publikohen faturat e zv-Kryeministrit
Vetëm gjatë një muaji zv-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka porositur 344 pije të gazuara ”Schweppes”, nga të cilat 182 ishin tonik, ndërsa 162 bitter me limon. Të gjitha këto pije janë paguar nga buxheti i shtetit.
Pas publikimit të këtyre shifrave në mediat kosovare ka ardhur edhe reagimi i Pacollit. Ai e ka hedhur poshtë një gjë të tillë dhe ka thënë se nuk ka konsumuar asnjë pije të gazuar.
Më tej Pacolli shtoi se informacionet nuk janë të sakta dhe se dikush mund të kerë abuzuar me emrin e tij dhe i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet.
Mirëpo, faturat e publikuara nga kallxo.com hedhin poshtë reagimin e Pacollit ku thotë se informacionet në lidhje me këtë nuk janë të sakta.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”302″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]