alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një luftë kibernetike me Rusinë?

04/06/2022, 22:49
ne Bota
A A

Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të përditshme kibernetike, shumë prej të cilave e kanë origjinën nga Rusia. Nëse tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës përshkallëzohen më tej për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët shqetësohen se Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte një sulm frontal kibernetik për të shkatërruar infrastrukturën jetike amerikane.


-Lexo edhe:

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

Sanksionet e shpejta dhe të koordinuara të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të sulmit të saj të paprovokuar në Ukrainë, e lanë sistemin financiar rus në një gjendje të rëndë. Për t’u hakmarrë ndaj Uashingtonit, që udhëhoqi përgjigjen e bashkuar dhe furnizimin e Ukrainës me armë, disa frikësohen se Presidenti rus Vladimir Putin mund të fillojë ndaj Shteteve të Bashkuara një luftë kibernetike, një fushë ku vendi i tij ka përvojë.

Ligjvënësi Mike Gallagher mendon se “nëse situata përshkallëzohet, do të shohim sulme kibernetike ruse ndaj infrastrukturës jetike”.

Këtë frikë e kanë edhe ekspertë të tjerë.

“(Sulmi) kibernetik mund të jetë edhe i më i frikshëm se armët tradicionale”, thotë Nicholas Chaillan, ish-drejtues i informatikës në Forcat Ajrore amerikane.

Por, sa janë të përgatitura Shtetet e Bashkuara për një goditje të mundshme kibernetike? Realiteti është më i komplikuar.

“Shtetet e Bashkuara udhëheqin për sa i përket ofensivës kibernetike. Pra, kemi kapacitete shumë të mira ofensive në kibernetikë. Por, kapacitetet tona mbrojtëse janë goxha të dobëta. Unë i quaj të nivelit të kopshtit”, thotë zoti Chaillan.

Ai lindi në Francë dhe si një sipërmarrës dhe kodues i suksesshëm, iu bashkua qeverisë amerikane në vitin 2016 për të ndihmuar në luftën ndaj krimit kibernetik në nivelin ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, ai ka mbetur i zhgënjyer nga aftësia e qeverisë për të mbrojtur sistemet e saj kibernetike.

Situata në disa kompani private, që mbështesin infrastrukturën jetike të Amerikës, nuk është shumë më e mirë, thotë ai.

“Shumë prej këtyre kompanive të lejojnë të hysh në sistemet e tyre nëpërmjet internetit, pasi nuk kanë mjaftueshëm ekspertë lokalë, që të bëjnë mirëmbajtjen. Prandaj i lidhin virtualisht sistemet me njëra-tjetrën, gjë që praktikisht i hap dyert rreziqeve masive kibernetike”, thotë zoti Chaillan.

Ai kujton sulmin kibernetik të vitit 2021 ndaj firmës “Colonial Pipeline”, që bën shpërndarjen e karburantit në Amerikë përmes një sistemi tubacionesh. Prej sulmit, gjysma e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara mbeti pa karburant, duke ndikuar tek jetët e miliona personave për ditë të tëra.

“Dimë se ka plot raste kur edhe Kina edhe Rusia kanë qenë brenda sistemeve amerikane për disa muaj, pse jo edhe vite. Madje, ato gjenden ndoshta në brendësi të sistemeve të infrastrukturës kritike edhe tani që ne po flasim”, thotë zoti Chaillan.

Ai thotë se është shumë e mundshme që kundërshtarët gjeopolitikë të Uashingtonit të kenë vendosur tashmë mjete kibernetike brenda sistemeve të Amerikës. Ato mund të aktivizohen në një moment kyç në të ardhmen.

“Në fund të ditës, kjo është vërtet e frikshme. Dhe çuditërisht e pranojmë një gjë të tillë”, thotë zoti Chaillan.

Ekspertë të tjerë thonë se ndikimi i sulmeve të tilla kibernetike, madje edhe sulmeve frontale, do të kufizohet megjithatë nga gjeografia dhe sektorët e infrastrukturës që do të preken.

“Mendoj se dëmi që mund të shkaktohet do të jetë me shtrirje të madhe, por rajonale. Ka shumë mbivendosje në shumë prej këtyre sektorëve. Pra, nëse ka ndikim në një rajon, ekziston një nivel fleksibiliteti në sistem për ta përballuar këtë”, thotë Jacob Galbreath, nga Qendra e Ekselencës për Bashkëpunimin e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.

Disa thonë se superfuqitë nuk angazhohen në ofensiva frontale kibernetike për shkak të parimit të shkatërrimit të sigurtë të ndërsjelltë, që vlen jo vetëm për luftën bërthamore, por edhe për atë kibernetike.

Ky parim parandalues mbështet tek nocioni se një sulm kibernetik nga një superfuqi ndaj një tjetre, do të merrte përgjigje masive, duke i lënë të dyja vendet të shkatërruara.

“Ata (rusët) duhet ta kuptojnë se vendi ynë do të përgjigjet”, thotë zoti Galbreath.

Estonia ishte e para që pësoi një sulm serioz kibernetik nga një shtet tjetër. Në prill 2007, hakerë që mendohet se janë të lidhur me Kremlinin, sulmuan faqet e internetit të qeverisë, mediave dhe institucioneve financiare. Sulmuesit përdorën ato që quhen “botnets”, rrjete paisjesh të kompromentuara që janë të lidhura në internet.

Toomas Hendrik Ilves ishte në atë kohë president i Estonisë.

“Gjërat janë përkeqësuar shumë më tepër që atëherë”, thotë ai.

Me përhapjen e teknologjisë së internetit, u rrit numri i paisjeve të lidhura me rrjetin. Po kështu u rrit edhe potenciali për sulme të suksesshme hakerësh.

“Ka për shembull gjysmë milioni kamera survejimi vetëm në qytetin e Londrës”, thotë ai.

Ndërsa teknologjia kompjuterike po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, superfuqitë vetëm mund të hamendësojnë, se çfarë mjetesh kibernetike ofensive disponojnë kundërshtarët. Por, ekspertët thonë se lufta në Ukrainë mund të ketë ofruar mundësinë unike për të parë kapacitetet e vërteta të Rusisë, duke zbuluar kufizimet e Moskës jo vetëm në luftën konvencionale, por edhe në luftën kibernetike.

“Nëse do më kishit pyetur tre muaj më parë, do të kisha dhënë tjetër përgjigje. Por në këto momente, ata (Rusia) duhet të angazhohen më shumë për mbrojtjen; nuk po ia dalin mirë”, thotë zoti Galbreath.

Analistët thonë se një ndër arsyet përse Rusia nuk po ia del shumë mirë, është për shkak të përfshirjes në konflikt të palëve të treta.

“Megjithë përmasat (e kufizuara të këtij konflikti), është mbresëlënëse se sa shumë persona nga mbarë bota po përfshihen në favor të Ukrainës, apo kundër Rusisë. Në këtë aspekt, pasojat mbi Rusinë kanë qenë shkatërrimtare. Njerëzit në mbarë botën janë kundër asaj që po bën ushtria ruse dhe qeveria ruse në Ukrainë”, thotë zoti Galbreath.

Ekspertët thonë se kjo luftë rajonale do të ketë pasoja globale dhe se mund të ndryshojë botëkuptimin tonë për shpërndarjen e fuqisë, përfshirë në kibernetikë. /VOA

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

15/08/2022, 16:47
Bota

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

15/08/2022, 16:23
SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen
Bota

SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen

15/08/2022, 14:18
Bota

Analiza/ Si shekujt e vetë-izolimit shndërruan Japoninë ndër shoqëritë më të qëndrueshme në botë

15/08/2022, 13:33
Bota

Zyrtarë rusë prapa shpinës së Putinit kërkojnë marrëveshje për fundin e luftës

15/08/2022, 12:55
Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Çfarë parashikon tjetër nga mistikja
Bota

Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Njihuni me parashikimet e tjera të frikshme të mistikes

15/08/2022, 10:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
“Klasikja” europiane nuk sjell fitues, Italia dhe Gjermania dhurojnë spektakël, debutim ëndrrash për ish-talentin e Interit (Video)

“Klasikja” europiane nuk sjell fitues, Italia dhe Gjermania dhurojnë spektakël, debutim ëndrrash për ish-talentin e Interit (Video)

Samiti për “Ballkanin e Hapur”, zbardhen detajet çfarë pritet të ndodhë në Ohër

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Pse “Vargjet Satanike” të Salman Rushdie mbetet kaq i debatuar, edhe pas disa dekadash

15/08/2022, 18:34

Begaj homazhe te varri i Rugovës dhe takon Kurtin: Do jem mbështetës i palëkundur i Kosovës

15/08/2022, 18:25

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19, 89 raste të reja dhe asnjë humbje jete

15/08/2022, 18:18

“Energji vëllazërore”/ KESH shpëton Kosovën nga kufizimet e energjisë elektrike

15/08/2022, 18:17
Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Valencias, teksa bënte debutimin në ndeshjen e parë (Foto-Video)

Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Valencias, teksa bënte debutimin në ndeshjen e parë (Foto-Video)

15/08/2022, 18:12

Negociatat, Kim pret ambasadoren e BE: Të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi

15/08/2022, 18:05
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In