Aktualitet14 Shtator 2018, 13:25

A jeni kuriozë të dini pse të flesh pa rroba është mirë për shëndetit tuaj?

Shkruar nga Pamfleti
A jeni kuriozë të dini pse të flesh pa rroba është

A jeni kuriozë të dini pse të flesh pa rroba është mirë për shëndetit tuaj?

Me siguri shumë nga ju do të doni të dini pse të flesh pa rroba është mirë për shëndetin tuaj. Më poshtë do të gjeni 7 arsyet më kryesore:

Do të bëni një gjumë të mirë dhe të thellë

Fjetja lakuriq do të thotë që ju nuk duhet të shqetësoheni se mos rrobat ju mblidhen dhe kjo ju ndihmon të keni një gjumë më të mirë dhe më të thellë. Pizhamet kufizojnë lirinë tuaj të lëvizjes.

Ju ndihmon të humbni peshë

Për fat të keq, nuk mund të bëhemi të dobët vetëm duke fjetur, por në kombinim me një dietë dhe stërvitje të rregullt, gjumi i duhur mund të ndihmojë të humbisni një peshë të vogël.

Ndihmoni lëkurën tuaj.

Gjatë gjithë ditës, këmbët dhe pjesët tona intime mbulohen nga shtresa të shumta rroba. Duke mos i veshur rrobat e gjumit, ne i japim trupit tonë dhe sidomos pjesëve që kanë tendencën të djersen më shumë, një shans për “të marrë frymë”.

Ndihmon në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm dhe të bukur

Djersa mund të dëmtojë seriozisht flokët tuaj. Fjetja në temperatura të ftohta do t’ju lejojë të djersitni më pak dhe të keni flokë të bukur dhe më të fortë.

Mban organet riprodhuese “më të lumtura”.

Organet riprodhuese të femrave mund të jenë një mjedis i mirë për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve. Fjetja lakuriq ndihmon për ta mbajtur këtë zonë të ftohtë, të thatë dhe “ajrosur”.
Për burrat, të brendshmet e shtrënguara mund të ndikojnë në cilësinë e spermës dhe shëndetin riprodhues.

Krijon vetëbesim

Vetëbesimi është çelësi për një karrierë të suksesshme dhe një jetë shoqërore të përmbushur. Fjetja lakuriq ju ndihmon të bëheni më të sigurt për lëkurën tuaj.

Përmirëson jetën seksuale

Sipas studimit të mbi 1000 personave, ata që flenë lakuriq kanë martesa dhe marrëdhënie më të lumtura. 57% e tyre raportuan se kishin marrëdhënie më të kënaqshme romantike me partnerin e tyre, krahasuar me vetëm 48% të atyre që flinin në pizhame. Kjo mund të shpjegohet me kontaktin e lëkurës në lëkurë që liron një sasi të madhe të oksitocinës, të quajtur edhe “hormoni që të bën të ndihesh mirë”.

Shendeti gjumë pa rroba