Aktualitet 3 Shkurt 2023, 11:27

A ka folur Agron Neza? Pas Kongresit, Senati i SHBA kërkon informacione për McGonigal dhe lidhjet me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
A ka folur Agron Neza? Pas Kongresit, Senati i SHBA kërkon informacione

Senatori demokrat Dick Durbin përmes një letre drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të FBI, kërkon të dhëna mbi dosjen “McGonigal”…

Shtohen telashet për kryeministrin Edi Rama. Teksa ky i fundit këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me ish-agjentin e  FBI që po hetohet në SHBA, në fakt pritet të dalin në ditë informacione më të bujshme.

Një ditë më parë “Pamfleti” raportoi se dy kongreseve kishin kërkuar informacione për dosjen “McGonigal”, ndërkohë që mësohet se të njëjtën gjë ka bërë dhe Senati.

Kreu demokrat i Komitetit Gjyqësor të Senatit Dick Durbin, i ka dërguar një letër Kreut të FBI dhe Kryeprokurorit, ku kërkon më shumë informacion në lidhje me hetimet e mbikëqyrura nga Charles McGonigal. Fokusi i tij është te lidhja e McGonigal me rusët, mirëpo zbulimi i dosjes pritet të nxjerr në dritë më shumë informacione dhe për çështjen e dytë për të cilën akuzohet ai, që është ryshfeti i marrë nga Agron Neza.

Këto akuza janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe ngrenë shqetësime për ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së dhe hetimet penale. Si drejtues i Kundërzbulimit, zoti McGonigal mbikëqyri shumë hetime të ndjeshme kundërzbulimi, duke përfshirë hetime që përfshinin individë, ku tani akuzohet se ka punuar për të përfituar prej tyre”, thuhet në letrën e senatorit. 

Më tej ai përmend edhe Shqipërinë, ku kërkon informacione për 225 mijë dollarët që Agron Neza i dha zyrtarit të FBI. Ai shprehet madje se FBI e ka përdorur atë për hetime.

Zyra e FBI-së në Nju Jork përdori ish-punonjësin e agjencisë së inteligjencës shqiptare si një burim njerëzor konfidencial në një hetim penal. Për më tepër, drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, emëroi zotin McGonigal SAC vetëm disa javë përpara njoftimit të FBI-së në tetor 2016 se nuk shihte asnjë lidhje të qartë midis kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump dhe Rusisë. Komiteti mbetet në errësirë ​​për shkallën e vërtetë në të cilën sjellja e pahijshme e supozuar e z. McGonigal mund të ketë ndikuar në këto çështje shumë të ndjeshme”, shprehet ai.

Pra nëse shihet me kujdes, senatori jep sinjale se Agron Neza është përdorur në hetim nga FBI dhe sinjalet janë se ai ka folur duke zbërthyer të gjitha pazaret. /Pamfleti

Lexo edhe: 

Dokumenti/ Fundoset Rama, Kongresi Amerikan kërkon të dhëna për skandalin “McGonigal”

Kryesore #Neza Senati SHBA