Aktualitet 9 Shtator 2022, 15:22

A ka lidhje vizita e Metës në Londër me paralajmërimin e ambasadorit britanik për bllokimin e pasurive korruptive?

Shkruar nga Pamfleti
A ka lidhje vizita e Metës në Londër me paralajmërimin e

Një ndër emrat që është akuzuar shpesh se ka prona dhe llogari në Londër është Ilir Meta. Ai ka fëmijët që qëndrojnë dhe shkollohen atje dhe ka pasur disa herë transferta bankare. Por gojët e liga thonë se ka shumë llogari të tjera të fshehta dhe prona të padeklaruar.

Paralajmërimet e shumta që po vijnë nga Londra duket se kanë vënë në lëvizje çiftin Meta-Kryemadhi.

Ndonëse prej javësh paralajmëronin një shtator të nxehtë, ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij kanë ikur disa ditë me pushime në Londër. Vizita e tyre ka qenë shumë e fshehtë dhe ata janë zbuluar nga qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto e video, ku Meta e Kryemadhi shihen bashkë në një lagje të pasur të Londrës. Nuk ka një reagim zyrtar prej tyre, por dyshimet janë se kjo vizitë lidhet me masat që po merr Londra ndaj të korruptuarve.

Berisha ishte i pari që u shpall i padëshiruar dhe është paralajmëruar dhe shpallja e shumë peronave të tjerë. Por jo vetëm kaq. Britania e Madhe do të nisë një fushatë për zbulimin dhe konfiskimin e pasurive korruptive që pushtetarët shqiptarë kanë fshehur atje. Paralajmërimi erdhi nga ambasadori britanik Alaistair King-Smith një javë më parë.

Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive. Ne duhet t’i mbështesim ato. Por ne ndërmarrim veprime edhe nga ana jonë në mënyrë që dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion dhe që dënohet këtu, në mënyrë të veçante në raste të tilla, ata nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të ruajnë paratë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai. Pra duket se Britania do nisë një revansh për të zbuluar pasuritë e fshehura nga politikanët e korruptuar dhe sinjalet janë se do preken shumë emra.

Një ndër emrat që është akuzuar shpesh se ka prona dhe llogari në Londër është Ilir Meta. Ai ka fëmijët që qëndrojnë dhe shkollohen atje dhe ka pasur disa herë transferta bankare. Por gojët e liga thonë se ka shumë llogari të tjera të fshehta dhe prona të padeklaruar. Si duket deklarata e ambasadorit ka alarmuar çiftin Metaj, të cilët kanë shkuar në Londër për të vënë në vijë punët. /Pamfleti

Lexo edhe: 

Pas Berishës, bien kambanat edhe për Metën, ambasadori britanik paralajmëron bllokimin e pasurive korruptive të fshehura në Londër

Kryesore Kryemadhi Londër Meta