Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka vijuar me qëndrimet për mënyrën se si po zbatohet reforma në drejtësi. Sot në Komisionin e Ligjeve u thirr për të raportuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.
Xhafaj e vlerësoi figurën e Metanit, ndërsa ngriti një problematikë sa i takon aksesit të ILD na databaza.
“Ndërkohë pyetja është se nëse sistemi ynë i brendshëm a ka akses në databazet e ndërtuara nga vetë institucionet, ndërkohë që ju jeni lidhja ndërvepruese. Nëse do të bëja investim në sistemin do ta bëja vetëm në një gjë. Për një sistem të unifikuar për menaxhimin e çështjeve, nga trupa dhe atë administrativ. Në vlerësimin tim është e rëndësishme zgjedhja e tematikave për inspektime. Ju keni realizuar tre inspektime”, tha Xhafaj.
Në një kohë kur presioni politik është shtuar kohët e fundit, Xhafaj pyeti Metanin nëse dhe ai është ndjerë nën presion.
“Ju keni veprimtari të pasur. Kjo do të thotë që mundësinë për t’u përshtatur më lehtë me detyrën e keni më të madh. Kjo bën që edhe pritshmëria jonë të jetë më e lartë. Është institucion i ri, jo sfidë e re në raport me sistemin. Sa ndiheni të pavarur nga politika në ushtrimin e detyrës. A mendoni se ka diçka që mund të bëjmë më mirë për t’iu ndihmuar? Sistemi i menaxhimit të brendshëm është i rëndësishëm. Në vlerësimin tim, po aq vlerë ka sistemi në menaxhimin e brendshëm të gjykatave, në funksionimin e brendshëm”, tha ai.